BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookVideo e vajzës që bie nga makina në ecje nuk është në Tiranë, por në Rusi

Video e vajzës që bie nga makina në ecje nuk është në Tiranë, por në Rusi

Video virale e publikuar në Facebook që tregon një vajzë që bie nga dritarja e një makinë në lëvizje, nuk ka ndodhur në Tiranë.  Sipas faqes, Pik TV thuhet se ajo po bënte video për Tik Tok dhe pretendon se ngjarja ka ndodhur në Tiranë, por Faktoje me anë mjete për verfikimin e vërtetësisë së videove, zbuloi se video në fakt ishte filmuar në Rusi pak ditë më parë.

Patris Pustina

Një video virale e publikuar në Facebook, e cila ka mbledhur thuajse 350 mijë shikime dhe mbi 1.1 K komente, tregon një vajzë që bie nga dritarja e një makinë në lëvizje. Sipas faqes Titulli thotë se ajo “po bënte video për Tik Tok”.

Faqja që e ka shpërndarë videon Pik TV pretendon se ngjarja ka ndodhur në Tiranë.

Faktoje me anë të zgjatimit të Google, INVID një mjet për verfikimin e vërtetësisë së videove, zbuloi se video në fakt ishte filmuar në Rusi pak ditë më parë.

Gjatë analizës nëpërmjet fotove në TinEye, nga momente të ndryshme të pasqyruara në videon, ky motorr kërkimi zbuloi se video fillimisht ishte publikuar në të përditshme britanike “Daily Mail”.

Sceenshoot nga fltrimi i fotove pjesë e videos

Sipas Daily Mail, vajza e paidentifikuar ra nga makina që po ecte në rrugët e Dagestanit, në Rusinë jugore. Para se të binte ajo varet nga dritarja e makinës duke lëvizur krahët në vallëzim. Burimi nuk përmend rrjetin social Tik Tok, as video.

Pasi video u bë virale, shoferi i mjetit u detyrua të kërkojë falje publike që shkeli rregullat e trafikut.

Pajme të marra nga video

Mediat vendase ruse në republikën konservatore e kanë komentuar videon si shenjë që “degjenerimi është kudo.”

Megjithëse zëri i dëgjuar në video është në një gjuhë të huaj dhe targa e makinës nuk është shqiptare, faqja shqiptare ka zgjedhur titullin sensacionalist “E PA IMAGJINUESHME/Tiranë, po bëntë video për Tik Tok, vajza bie nga dritarja e makinës në tokë” për videon. Pakkush e ka vënë në dyshim këtë.

Komentet më të votuara ankohen për degradimin e rinisë, specifikisht vajzave, si pasojë e rrjeteve sociale.

Megjithatë, vlen të përmendet se rrjeti social Tik Tok është quajtur i rrezikshëm edhe nga studiues që shqetësohen për ndikimin e videove të shkurtra në aftësinë e trurit për t’u përqendruar, sidomos tek moshat e reja, truri i të cilëve është ende në proces formimi. Për më tepër, trende qe përhapen përmes Tik Tok kanë shkaktuar aksidente si ai i një viti më parë, kur një fëmijë 10 vjec në Shkodër vdiq duke simuluar vetëvrasjen për një video që do ta hidhte në Tik-Tok.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img