Beteja e Berishës me SHBA dhe Soros mesa duket ngjall interes për klikime dhe është kthyer në temën e preferuar në disa prej portaleve online. “Lajmi i madh” për një përgjigje të avokatit të zotit Berisha, duket se është një publikim i rremë, i bazuar në një riciklim të artikullin të gazetës “New York Post” të shkurtit të këtij viti.
Granit Sokolaj
Sali Berisha ka deklaruar publikisht se do të ngrejë një padi ndajsekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken për përfshirjen e tij në listën “non-grata”. Ky gjyqi ende nuk ka nisur, pormegjithatë në portalet shqiptare ish-kryeministri është shpallurtashmë fitimtar. Ky është rasti i “lajmit të madh”, i publikuarmë 31 gusht nga portali iinfospotmedia.com, i titulluar “Më NëFùnd Vjen Përgjigjia E Shumëprìtur Nga Avokati! Nis Procedura Ja Çfarë Prìtet Të Ndodhë.” E shoqëruar me një fototë zotit Berisha dhe një shkresë të sfumuar për të krijuar një ide të një vendimi zyrtar, lajmi është klikuar qindra herë dhe ndarëmë tej nga 3 portale të tjera.
Printscreen e portalit infopostmedia.com
Lajmi në brendësi, krijon më shumë dyshime se titulli pompoznuk ka ndonjë lidhje me gjyqin dhe aq më tepër me ndonjë“sihariq” nga avokati i ish-kryeministrit.
“Sic duket Berisha po fiton ndaj amerikes dhe soros me kàuzen e tij kùnder non-gratave. Në nje shkrim te sotëm të New York Post, kushtuar sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, lidhjeve të tij me George Soros dhe vendimin për ish-kryeministri Sali Berisha, theksohet fakti se sekretari i Shtetit nuk ka dhënë prova në lìdhjeme te”, shkruhet në artikull.
Autori i lajmit përfshin në fjalinë e mëposhtme edhe mbrojtësinligjor të Berishës, që ngjan me një taktikë të përdorur ngaportalet jo serioze për të mbështetur tituj jo të vërtetë: “Kongresmeni republikan i Nju Jorkut, Lee Zeldin, edhe Avokatii Berishes ne France duke dÿshuar mbi ngjarjen kane kërkuartre herë që Blinken të sigurojë prova për të mbështetur akùzat e tij për korrùpsion kùndër Berishës”.
“Faktoje” verifikoi më tej shkrimet e publikuara në gazetën“New York Post” për të identifikuar artikullin që ka shërbyer sipikënisje e lajmit të bujshëm të portalit infopostmedia. Bëhetfjalë për një shkrim të publikuar më 6 shkurt 2022 të gazetaresMiranda Devine, ku zoti Berisha ka sqaruar pozicionin e tij dheështë përdorur si referim edhe senatori republikan i Nju JorkutLee Zeldin. Bazuar në këtë verifikim mund të konstatohet se shkrimi i fundit i portaleve është një riciklim i lajmit të shkurtittë këtij viti. Në një komunikim me zyrën e komunikimit të PD,nuk konfirmohet gjithashtu të ketë patur një zhvillim të ri nëcështjen e “non-grata” të njoftuar në portalin e mësipërm.
Artikulli i gazetës amerikane “New Yok Post”, e deklaruar mënjë linjë editoriale konservatore, i publikuar në shkurt 2022
Lajmi i konstatuar si i pavërtetë, ngjan së tepërmi nga formatime disa artikuj të tjerë të postuar ditët e fundit që kanë siprotagonist zotin Berisha dhe konflliktin e tij me SHBA përcështjet e shpalljes “non-grata”. Autorët përdorin këto teknikadhe fjalë kyce në tituj për të krijuar lajme që ngjallin interes teklexuesit dhe shtuar numrin e klikimeve dhe të ardhurave ngareklamat. Këshilla më e mirë për lexuesit që mund të jenë tëinteresuar për këto zhvillime ndaj ish-kryeministrit dhe fatit tëPD, është që të jenë më dyshues dhe të mos nxitojnë të ndajnëlajmet në rrjet bazuar vetëm mbi titujt e tyre sensacionalë.
*Artikulli publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktojedhe Facebook për të luftuar dizinformimin