BallinaNë lupën e FaktevePlehrat kërcënojnë sezonin turistik

Plehrat kërcënojnë sezonin turistik

INVA HASANALIAJ

Kryeministri Edi Rama dhe ministria e Turizimit dhe Mjedit Mirela Kumbaro, gati 8 muaj më parë deklaruan të sigurt se asnjë bashki në vend nuk do të kenë më probleme me menaxhimin e mbetjeve nga pikëpamja financiare. Faktoje ka verifikuar se është e pamundur që këtë vit të menaxhohet pastrimi 100% i territorit shqiptar nga mbetjet. Një pjesë e bashkive kane deklaruar se tarifat janë të pamjaftueshme dhe buxheti që ata kanë, e bën të vështirë mbajtjen e këtij premtimi. Në shumë bashki numri i koshave është i pamjaftueshëm dhe frekuenca e pastrimit e ulët. Djegja e mbeturinave, hedhja e tyre në lumenj apo në vendepozitime të pamiratuara, vijon të jetë sfidë për bashkitë.

Pavarësisht fushatave të pastrimeve rrënjësore, inceneratorëve me vlera jashtëzakonisht të lartë për xhepat e qytetarëve bashkitë e vendit tonë ende nuk mund të mbulojnë 100% pastrimin e territoreve të tyre, kjo për shkak të mungesës së fondeve apo infrastrukturës në disa raste të tjera.

Në datën 22 tetor  2021 Kryeministri Edi  Rama së bashku  me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilluan  një mbledhje me kryetarët e bashkive dhe prefektët, për menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve duke theksuar se situata në të cilën ndodhen pjesa më e madhe e bashkive është e patolerueshme.

“Asnjë bashki nuk ka asnjë problem që të mbulojë pjesën e menaxhimit të përditshëm të mbetjeve nga pikëpamja financiare” tha Kryemnistri Rama.

Nga ana tjetër Ministrja Kumbaro u shpreh se këtë sezon veror do të ruhen standardet e menaxhimit të mbetjeve në të gjitha hallkat e procesit “Në momentin kur po përgatisim buxhetin për vitin 2022, do krijohet një task-force për bashkitë më problematike që kanë popullim gjatë sezonit turistik. Na duhet të ruajmë standardet nga koshi deri në pikën fundore, ky quhet menaxhim i integruar i mbetjeve”

Faktoje dërgoi një kërkesë për informacion të gjitha bashkive në vendin tonë për të mësuar sesi gjenden përpara situatës financiare në lidhje me menaxhimin e mbetjeve.

*Kërkesa dërguar bashkive

Nga përgjigjjet që morëm rezulton se jo të gjitha bashkitë e bëjnë pastrimin në 100% të territorit dhe ndryshe nga çfarë deklaroi Kryeministri Rama dhe një ndër arsyet janë edhe financat e pamjaftueshme.

Bashkia e Vlorës është një ndër bashkitë që pranon së gjatë sezonit veror gjenerohen më shumë mbetje dhe po ashtu problematika e venddepozitimeve të paligjshme vazhdon të jetë prezente.

*Përgjigjja e bashkisë Vlorë për Faktoje.al

 

“Fondi financiar në funksion të shërbimit të pastrimit gjithsej është  446 590 000 lekë” – citon bashkia Vlorë në përgjigjen e saj. Ndër të tjera shkruhet se për subjektet që ushtrojnë aktivitet në zonën përgjatë Bulevardit Vlorë Skelë , Skelë Lungomare, Jonufër – Radhimë -Orikum -Llogara , Vija bregdetare Plazh i Vjetër -Zvërnec është bërë diferencim duke e rritur tarifën e pastrimit në krahasim me zonat e tjera, ndërsa për turistët  nuk ka rritje tarifash.

Përgjigjja e radhës është ajo nga bashkia Himarë, e cila na shkruan se në këtë bashki jo vetëm nuk ka pika të depozitimeve të jashtëligjshme, por që buxheti aktual mjafton për të mbuluar pastrimin në 100% të territorit të bashkisë. Edhe pse po kjo bashki deklaron se, tarifa e pastrimit nuk mjafton për të përballuar pastrimin.

*Përgjigjja e bashkisë Himarë për Faktoje.al

*Pjesë nga përgjigjet e dërguara nga bashkia Himarë

 Kujtojmë se vetëm një vit më parë Faktoje bëri një vëzhgim në këtë bashki ku situata gjatë sezonit turistik tregonte të kundërtën.

Grumbuj mbetjesh në Himarë, gusht 2021

Mungesa e financave prek edhe bashkitë bregdetare, të cilat sipas ministers, do të bënin të mundur respektimin e të gjithë hallkave të mbledhjes dhe depozitimit të mbetjeve. Bashkia Himarë është një ndër bashkitë e cila informon se nuk ka buxhet të mjaftueshëm për të mbuluar këtë shërbim në mënyrë të plotë.

*Pjesë nga përgjigjja e bashkisë Himarë

 Nga ana tjetër edhe bashkia Durrës parashikon se nuk do të mund të mbulojë plotësisht pastrimin e territorit për shkak të ndryshimeve të çmimeve, ku në fakt nuk na specifikohet sesi mund të ndryshojë dhe për çfarë çmimesh bëhet fjalë.

*Përgjigjja e bashkisë Durrës

Buxhete e pamjaftueshme

Nga të dhënat e mbërritura nga shumica e bashkive në vend, rezulton se ka një shtim të buxheteve në pjesën më të madhe të tyre, por përsëri bashkitë shprehen se nuk mund të mbulojnë pastrimin në 100% të territorit të tyre.

Tabelë krahasimore e buxheteve viti 2021-2022

Situata në bashkitë e vogla

E ndërsa bashkitë e mëdha shprehen se do ta përballojnë menaxhim e mbetjeve, Bashkia e Selenicës, buxheti i së cilës gati është dyfishuar, shprehet se kjo problematikë nuk mund të zhduket brenda vitti 2022.

*Përgjigjja e bashkisë Selenicë për Faktoje.al

 

Po të njëjtën përgjigje morëm edhe nga bashkia e Pustecit:

*Përgjigjja e bashkisë Pustec për Faktoje.al

Faktoje përpunoi të dhënat e dërguara nga secila bashki mbi kapacitete që kanë sipas zërave specific:

Bashkia me numrin më të madh të punonjësve është ajo e Tiranës me 1,065 e ndjekur nga Durrësi me 276 punonjës dhe Fieri më pas me 186. Po ashtu, edhe për numrin e koshave kryeson Tirana me 4,436 të tillë e ndjekur më pas nga Fieri me 1400 dhe Durrësi me 1000 kosha.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img