BallinaPertejZgjedhjetPjesmarrje masive në zonën “e nxehtë” të 5 Maj në Elbasan, personat me aftësi të kufizuar vështirësi në votim

Pjesmarrje masive në zonën “e nxehtë” të 5 Maj në Elbasan, personat me aftësi të kufizuar vështirësi në votim

BARDHA NERGJONI

Në qarkun e Elbasanit është vënë re një pjesëmarrje masive gjatë orëve të paradites, veçanërisht në disa zona të qytetit duke e renditur atë të tretin,  sa i përket pjesëmarrjes në proces (deri në orën 15.00 raportohet se  40 % ezgjedhësve kishin votuar). Mësohet se parregullsitë kanë qenë të pakta dhe janë zgjidhur me ndërhyrjen e drejtueve të KZAZ-ve. 

Në KZAZ 49 kur në qendrën e votimit 2394/1 është lajmëruar nga sekretarja e qendrës së votimit, e cila i përket Partisë Demokratike,  se persona të paautorizuar shoqërojnë qytetarët teksa votojnë. Në këtë qendër ka ndërhyrë edhe kryetari i KZAZ duke qetësuar situatën dhe duke bërë të mundur vijimin e të procesit të votimit.

*Qytetarë nga Elbasani duke pritur të votojnë

*Qytetarë nga Elbasani duke pritur të votojnë

Probleme janë hasur sidomos në votimin e personave me aftësi të kufizuara. Në QV nr 28 22 në KZAZ 48 një i moshuar për shkak se kishte probleme në shikim është lënë rreth 1 orë të presë deri në ardhjen e një familjari për ta ndihmuar atë të votojë. Po kështu edhe persona të tjerë me aftësi të kufizuar janë penguar të votojnë. Komisionet kanë marrë vendime me shkrim për të lejuar një person të komisionit të ndihmojë në procesin e votimit personat me aftësi të veçanta.

Shkolla “Qemal Haxhihasani” me 5 qendrat e saj të votimit është konsideruar një zonë e nxehtë dhe ka  numrin më të madh të votuesve nga lagjja 5 Maj, zona ku pak ditë më parë u regjistrua një vrasje. Rreth orës 10.30 në këtë zonë, veç pranisë së shtuar të monitoruesve kanë qenë edhe përfaqësues të OSBE dhe drejtori i policisë Elbasan.

*Qytetarë duke votuar

Rreth mesditës në Elbasan mbërriti ambasadori britanik në Shqipëri i cili tha për mediat: 

“Gjatë paradites kemi qenë në Kavajë, Durrës, Rrogozhinë dhe në Elbasan sapo kemi mbërritur. Para disa javësh kur ishim këtu, premtova që do të ishim këtu dhe ja ku jam. Ambasada Britanike ka tetë skuadra që janë në terren për të monitoruar dhe po mbështesin 600 monitorues lokalë. Ajo çka po bëjmë është të inkurajojmë njerëzit të votojnë dhe të japim mesazhin që demokracia arrihet duke votuar. Të gjithë e dinë që ka pasur problematika dhe kam merak si do të shkojë procesi në Elbasan, ndaj unë dhe kolegët e mi ndodhemi këtu.” 

*Ambasadori britanik gjate monitorimit në qarkun e Elbasanit

Ka edhe qytete të tjera që njihen për problematikat e tyre, por ne jemi të interesuar për atë që ndodh në p

rocesin zgjedhor në të gjithë Shqipërinë. Është çështja e problematikave që kanë pasur, por edhe pse Elbasani është qytet i bukur. Mesazhi im është i qartë, është për qytetarët që duan të votojnë, i them të votojnë sepse ka zgjedhje për të votuar.

Është ende pak herët të kuptohet nëse  standardi është arritur, por pjesëmarrja e qytetarëve duke qenë se është mjaftueshëm ielartë, është tregues se ka një akses pozitiv në zgjedhje. Sa më shumë njerëzit të dalin të votojnë, aq më pak impakt do të ketë nga grupet kriminale për të ndikuar tek procesi”. 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img