BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookPilotja “shqiptare” në Dubai rezulton të jetë britanike

Pilotja “shqiptare” në Dubai rezulton të jetë britanike

Lajmi i publikuar në portale për piloten e parë shqiptare që “po shkëlqen në Dubai”, ka shfrytëzuar identitetin e një piloteje britanike, të intervistuar nga BBC në majin e kaluar. Një lajm i ricikluar është dhe ai për një stjuardesën shqiptare Xhesina, e cila ka dëshirë të bëhet pilote.  

—————————————

Një lajm i botuar në Shtator 2022 në portalin “Neës27link” flet për një pilote shqiptare që po “shkëlqen në Dubai.”

Në brendi, artikulli përshkruan “shqiptaren që punon në Dubai, Xhesina”, por foto e përdorur në artikull është e Bethan Haley, një pilote britanik për të cilën ka shkruar BBC në Maj të 2022.

Ndërkohë, ekziston vërtetë një vajzë shqiptare, Xhesina Xhika, e cila ka publikuar në disa media historinë e saj, të nisur si stjuardesë në Dubai dhe dëshirën për të marrë trajnimin për t’u bërë pilote në të ardhmen. Edhe ky lajm është bërë publik gati dy vite më parë kur ajo është intervistuar në emisionin Wake Up në Top Channel në 2020. 

Duket se, në riciklimin e këtij lajmi, portali nuk ka marrë mundimin të gjejë foton e vajzës shqiptare, duke përdorur në vend të saj foton e parë që del nëse kërkon në Google “woman pilot” (pilote grua).

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin
Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img