BallinaFaktometerE vërtetëPërparim Spahiu: Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u ulën me 13.4 %

Përparim Spahiu: Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u ulën me 13.4 %

KLEVIS PALOKA

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u ulën me 13.4 për qind duke qenë 15 milionë dollarë më pak”, kështu deklaronte nëpërmjet një postimi në 21 Maj 2018 në Facebook, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu.

Nisur nga kjo deklaratë, “ Faktoje” kontaktoi me deputetin e opozitës për t’a pyetur se për cilën periudhë bëhët fjalë në mënyrë që të ishim sa më të saktë dhe konkretë dhe përgjigja e tij ishte: “bëhët fjalë për tremujorin e parë të vitit 2018 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2017”.

Më pas “ Faktoje” bëri një verifikim në buletinet financiare të publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për çdo tremujor të vitit.

Sipas buletinit financiar të publikuar për tremujorin e parë të vitit 2017, të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi Fitimin ishin 11.17 miliardë lekë, ndërsa për tremujorin e parë të vitit 2018 janë mbledhur 9.67 miliardë lekë, ku diferenca midis tremujorit të parë të vitit 2017 me vitin 2018 është 1.5 miliardë lekë ose po ta përkthejmë në përqindje llogaritet 13,4% më pak se në vitin 2017.

Duke u nisur nga shifrat e publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, deklarata e deputetit Spahiu rezulton i VËRTETË.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img