.

.

BallinaBurokraciPërgjigjja zyrtare konfirmon verifikimin e Faktoje, në Unazën verilindore nuk po punohet me tre turne

Përgjigjja zyrtare konfirmon verifikimin e Faktoje, në Unazën verilindore nuk po punohet me tre turne

Puna me tre turne për projekte madhore propagandohet rregullisht nga qeveria. Një prej këtyre projekteve, është Unaza e Re e Tiranës, një prej nyjeve kryesore, ku për shkak të ndërhyrjes krijohet kaos në trafik. Pak ditë më parë Faktoje verifikoi në terren se në këtë segment nuk punohej pa ndërprerje. Konfirmimi vjen edhe zyrtarisht, si përgjigje e kërkesës për informacion, nga Ministria Infrastrukturës e cila sqaroi përse nuk po punohet me tre turne.


Në një verifikim në mesin e muajit korrik, Faktoje konstatoi në terren se në lotin 2 të Unazës së re në Tiranë, punohej me ndërprerje, ndryshe nga sa deklaronte në një prej postimeve të tij, në rrjetet sociale, kryeminstri Rama. Qëllimi I punës intensive dhe pa ndërprerje, sipas komunikimit të kryeministrit është që punimet të cilat po shkaktojnë kaos në trafikun e automjeteve, të përfundojnë brenda vjeshtës.

Screenshot i statusit në Facebook nga Kryeministri, 5 korrik 2021

Në raportimin e 14 korrikut, Faktoje shkruante se i ishte drejtuar me një kërkesë zyrtare për informacion Ministrisë së Infrastrukturës për të mësuar nëse po punohej me tre turne në segmentin e Unazës Lindore, Loti 2.

Kërkesë për informacion drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, 8 korrik 2021

Përgjigjja nga ky institucion mbërriti të enjten e 22 korrikut në redaksinë e Faktojes.

“Në këto momente janë duke përfunduar traret tërthore të soletës së tunelit dhe është duke u përgatitur/ vendosur hekuri për soletën e sipërme. Betonimi i soletës së tunelit pritët të përfundojnë në korrik 2021. Në këtë kantier ndërtimi për momentin nuk po punohet me tre turne për shkak të kushteve atmosferike”.

Përgjigje e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, 22 korrik 2021

Lexo edhe Rama: Vazhdojmë të punojmë me tre turne në kantierin e Hyrjes së Re të Tiranës

A po punohet me tre turne për rindërtimin, siç premtuan Rama e Ahmetaj?

*Foto e parë marrë nga Autoriteti Rrugor Shqipëtar

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img