BallinaFaktometerE PavërtetëGjiknuri: Përmbytjet e nën Shkodrës në mars nuk u shkaktuan nga hapja e digave por nga reshjet e shiut

Gjiknuri: Përmbytjet e nën Shkodrës në mars nuk u shkaktuan nga hapja e digave por nga reshjet e shiut

MERXHAN DACI

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, deklaroi për mediat se përmbytja e zonës së nën Shkodrës në fillim të marsit nuk ndodhi si pasojë e shkarkimeve nga HEC-et e kaskadës së Drinit por nga reshjet e shiut.

Ato pak përmbytje që kanë ndodhur, nuk kanë ndodhur për shkaqe të shkarkimit të ujit nga kaskada, më shumë janë përmbytje natyrore në ato fshatra që kanë ndodhur”, tha Gjiknuri.

Sipas Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, në kaskadën e lumit Drin ka patur hapje të portave të shkarkimit si pasojë e situatës së reshjeve.

Hapja e digave ka ndodhur sipas KESH gjatë periudhës 2-5 Mars. Korporata Energjitike Shqiptare gjithashtu pranon indirekt për “Faktoje”  se shkarkimet kanë ndikuar në përmbytjet e fillim-marsit.

Sqarojmë se shkarkimet nga HEC i Vau i Dejës përbën vetëm një nga faktorët që ndikojnë në zonën e nën Shkodrës, në të cilën shkarkojnë prurjet gjithashtu edhe liqeni i Shkodrës, lumi Kir, lumi Gomsiqe dhe përrenj të tjerë, të cilët të gjithë së bashku krijojnë dhe furnizojnë me ujëra lumin Buna”.

Po ashtu, edhe Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, konfirmon se shkarkimet kanë pasur ndikim në përmbytjen e nën Shkodrës.

Nisur nga informacionet e mësipërme, “Faktoje” e konsideron këtë deklaratë GËNJESHTËR.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img