BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartëPas publikimit në Faktoje, nis rehabilitimi i pjesshëm i aksit Krujë-Fushë Krujë

Pas publikimit në Faktoje, nis rehabilitimi i pjesshëm i aksit Krujë-Fushë Krujë

Pak javë pasi Faktoje publikoi lajmin për mungesën e rehabilitimit të aksit rrugor Krujë-Fushë Krujë, të premtuar nga kreu i Bashkisë së Krujës Artur Bushi dy vite më parë, ky institucion nisi rehabilitimin e pjesëm të këtij aksi rrugor, jo pak problematik për banorët e zonës.

———————————-

Kjo është një pjesë e rehabilituar e rrugës Fushë Krujë- Krujë më 29 tetor 2021, pak javë pas publikimit në Faktoje të lajmit për mungësën e ndërhyrjës dhe lënien në harresë nga ana e bashkisë nga ana e këtij aksi.

*Një pjesë e  segmentit të rrugës së asfaltuar, 29 tetor 2021

*Një pjesë e  segmentit të rrugës së asfaltuar, 29 tetor 2021

Pasi Faktoje publikoi verfikimin e saj në date 15/09/2021 bashkia e Krujës nisi rehabilitimin e këtij aksi rrugor, ndonëse në mënyrë të pjesme pjesërisht. Deri sot janë ri-asfaltuar rreth 50 metra nga kjo rrugë.

Dy vite pas premtimit

Faktoje shkoi në terren për të parë gjendjen aktuale të këtij aksi, por që nga viti 2019 asnjë investim nuk ishte bërë, ndërsa rruga ishte në këtë gjendje.

Gjatë fushatës elektorale të vitit 2019 kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi  u premtoi qytetarëve të tij, se një ndër projektet e para për të cilat do të punohej ishte edhe rehabilitimi i aksit rrugor Krujë- Fushë Krujë.

*Pjesë nga takimi i fjalimit të kryebashkiakut Artur Bushi për banorët

Më herët Faktoje pyeti bashkinë e Krujës nëse ka një plan për rehabilitimin e këtij aksi, në përgjigjen e saj kjo bashki në informoi se ka pasur një projekt, i cili u tërhoq pas tragjedisë së tërmetit të 26 Nëntorit, i cili ndodhi disa muaj pas zgjedhjeve lokale.

 

*Përgjigje nga bashkia Krujë

Po sipas bashkisë, vlera e këtij projekti parashikohet të jetë rreth 8 milionë lekë.

Të vetmet punime që do të bëhen pranë këtij aksi janë ato të asfaltimit të një rruge lagjie, për të cilën është hapur edhe një tender në shtator të këtij viti.

*Tenderi për asfaltim të një rruge pranë aksit Krujë-Fushë Krujë.

Faktoje pyeti Bashkinë e Krujës nëse ky tender kishte të bënte me aksin në fjalë, por edhe sipas tyre bëhej fjalë për një rrugë dytësore, pasi projekti madhor ende nuk ishte financuar.

Me një gjatësi prej 9 km kjo rrugë, edhe në të kaluarën ka qenë një aks problematik ku sipas banorëve dhe drejtueseve të mjeteve, nuk kanë munguar edhe aksidentet me vdekje.

*Faktoje, e mbështetur nga National Endoëment Democracy (NED) po monitoron 15 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna  nga kryebashkiakët.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img