Pretendimi: Bashkëshortja e presidentit francez jo vetëm që është burrë, por është dhe babai i Macron.

Verdikti: E pavërtetë

———————————————————————

Në rrjetet konspiracioniste vijon të shpërndahet pretendimi i jashtëzakonshëm se bashkëshortja e presidentit francez, Brigitte Macron, ka lindur burrë. Së fundmi, pas rreshtimit edhe më të zëshëm të Macron përkrah presidentit ukrainas Zelensky, ky pretendim është bërë edhe më i jashtëzakonshëm duke u pasuruar me narrativën se Brigittë Macron “jo vetëm që është burrë, por është dhe babai i Makronit.”

Postimi shoqërohet me një imazh që tregon një foto të Brigitte Macron krahas fotos së një burri për të pretenduar se dy fotot tregojnë të njejtin person.

Megjithatë, në foto në të djathtë nuk tregon Brigitte Macron në rininë e saj. Në fakt është ajo një foto e vëllait të saj, Jean-Michel Trogneux. Krahasimi i fotove tregon një ngjashmëri mes Jean-Michel Trogneux dhe Brigitte Macron, sepse ata janë vëlla dhe motër.

Lindja e Brigitte Macron si një vajzë e quajtur Brigitte Marie-Claude Trogneux më 13 prill 1953 u njoftua në një gazetë lokale. I njëjti njoftim i gazetës i vitit 1953 përmendte gjithashtu vëllain e saj Jean-Michel Henri Trogneux, i cili lindi si djalë më 11 shkurt 1945.

Anne-Marie, Jean-Claude, Mary-vonne, Monique dhe Jean-Michel Trogneux kanë gëzimin e madh t’ju njoftojnë për lindjen e motrës së tyre të vogël, Brigitte. Amiens, 1, rruga Delambre.

Jean-Michel Trogneux (i pari majtas) dhe Brigitte Trogneux (ulur në prehërin e të ëmës, Simone Pujol), 1954/1955

Jean-Michel Trogneux u pa në televizionin publik me presidentin francez Emmanuel Macron më 14 maj 2017.

2022, Brigitte Macron, i vëllai dhe tre fëmijët e saj, ngritën një padi për shpifje kundër dy grave që pretenduan se Brigitte ishte burrë. Më Shtator 2024, gjykata në Lisieux i dënoi dy gratë për shpifje dhe i gjobiti me 500 euro secilën. Ato gjithashtu do të duhet të paguajnë 8,000 euro dëmshpërblim për Brigitte Macron dhe 5,000 euro për vëllain e saj Jean-Michel Trogneux.

Emmanuel Macron komentoi gjithashtu pretendimet për herë të parë vitin e kaluar, duke thënë: “Ka ende disa të çmendur atje jashtë”.