.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookParashikimi i motit kthehet në lajm drithërues për të tërhequr klikime 

Parashikimi i motit kthehet në lajm drithërues për të tërhequr klikime 

Pretendimi: Portali njofton në titull një lajm drithërues nga moti

Verdikti: Missing context, Clickbait

Asnjë alarm nga moti nuk pritet këtë javë, siç pretendohet në artikuj të shpërndarë online. Faktoje verifikoi se lajmi i publikuar në portale është thjesht abuzim me titullin, me qëllim tërheqjen e klikimeve.

Nëpërmjet një titulli plot gabime drejtshkrimore, portalet parajmërojnë për një “lajm drithërues” mbi kushtet e motit.

BÈHUNI GATI qe ne Mengjes…! Cpo Ndodh, Lajm DRÍTHERUES nga Moti do vije vala”-shkruan portali “Media News”.

Artikulli i shpërndarë nga portali

Faktoje vendosi të bëjë një verifikim të shkrimit, duke lexuar më tej në brendësi të tekstit mbi këtë çështje. Në fakt, shkrimi i referohet një parashikimi moti të bërë nga një prej specialistëve të Meteoalb, por nuk ka vend për panik.

Në tekst thuhet se priten reshje shiu, por sërish temperaturat do të mbeten të larta.

Meteorologu i Meteoalb Hakil Osmani tha në një emision televízív se ditën e mërkurë grumbùllimet e vranësirave do kríjojnë mùndësi për reshje shiu, krýesisht në jug”, shkruan portali.

Veç kësaj vihet re se në foton ilustruese nuk shfaqet meteorologu Hakil Osmani, por meteorologia Lajda Porja. Përpos abuzimit më titullin, portali paraqet edhe një imazh ilustrues të rremë, pasi nuk është Lajda Porja ajo që bën parashikimin e motit në këtë artikull.

Në këtë rast kemi të bëjmë me abuzim me titullin gjatë publikimit të lajmit. Titulli na fton për ta lexuar, duke na premtuar se do të na japë informacione të rëndësishme për një temë me interes, por në realitet nuk e përmbush premtimin.  

Tituj të tillë bëhen me qëllim që të tërheqin klikime, ndonëse në këtë mënyrë manipulojnë audiencën.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img