Një video që po qarkullon në media pretendohet se tregon parashutistë të Hamas gjatë sulmit të kohëve të fundit në Izrael. Verifikimi i “Faktoje” zbuloi se video në fakt nuk është kapur në Izrael, por në Kairo, Egjipt.

———————————-

Pas sulmit të grupit militant Hamas ndaj Izraelit më 7 tetor, një numër mediash dhe portalesh kanë publikuar një video që pretendohet se tregon parashutistët e Hamas duke fluturuar mbi Izrael.

Në video duket një godinë me një mbishkrim në arabisht: “الخلية الحربية”.

Një kërkim i thjeshtë në internet na tregoi se godina që duket në video nuk gjendet në Izrael. Në fakt, ajo është Akademia Ushtarake e Egjiptit, e cila ndodhet në Kairo

Përpara godinës në video mund të vihet re edhe stema e Akademisë.

Stema e Akademisë Ushtarake të Egjiptit

Kjo video është verifikuar gjithashtu si e pasaktë edhe nga kolegët tanë të Logically Facts.