Një video e shpërndare në rrjet ku duken shumë flamuj ylberi, flamuri zyrtar i komunitetit LGBTQ+, është interpretuar si “zëvendësim i flamujve të 193 shteteve nga Organizata e Kombeve të Bashkuara”. Vërtetimi përmes informacioneve të gjendura në rrjet, tregn se në fakt ndërtesa është Qendra Rockefeller, dhe jo selia e Kombeve të Bashkuara.
Jona Plumbi
Një video e shpërndarë në rrjet, ku duket një godinë e madhe, e rrethuar nga flamuj ylberi, flamuri zyrtar i komunitetit LGBTQ+, është interpretuar si ndërrimi i flamujve të shteteve anëtare në Kombet e Bashkuara.
“OKB ka zëvendësuar flamujt e 193 shteteve anëtare me flamujt e LGBTQ.…” – Kështu është interpretuar videoja në fjalë, e shpërndarë në muajin Qershor, që përkon edhe me paradën e krenarisë, të organizuar nga komuniteti LGBTQ+ në formën e manifestimit për të kërkuar të drejta të barabarta. Në të vërtetë, me një kërkim në rrjet, duke krahasuar godinën që shfaqet në video dhe ambjentin rreth e rrotull, rezulton se godina në fjalë nuk është ajo e Kombeve të Bashkuara.
Për të kuptuar se ku ndodhet godina që shfaqet në viedo, mjafton të bëhet një kërkim i thjesht në rrjet përmes imazheve të shkëputura nga filmimi.
Motorri i kërkimit të Google përmes imazheve, tregon se në të vërtetë godina ku shfaqen dhjetëra flamuj të ylbertë, është qendra Rockefeller në New York, SHBA.
Përmes këtij informacioni, bëhet më i lehtë për të kuptuar burimin e videos së keqinterpretuar në rrjet.
Me një kërkim të thjeshtë rezulton se kjo video është xhiruar pikërisht në qendrën Rockefeller në New York gjatë ‘Muajit të krenarisë’. Një publikim në revistën digjitale të Rockefeler shpjegon edhe ndërrimin e flamujve në shenjë feste.
“Qendra Rockefeller po përkujton rastin [muajin e krenarisë] me festën e saj vjetore në të gjithë kampusin. Së bashku me instalimet e artit Pride në të gjithë kampusin, Rockefeller Center është zbukuruar me ngjyra ylberi në Centre Plaza dhe flamuj Pride rreth ‘The Rink’ dhe ‘Weather Room’ në ‘Top of The Rock’.” – shkruan revista.
Nisur nga këto informacione të gjetura lehtësisht në rrjet, mund të thuhet se pretendimi i ngritur se Kombet e Bashkuara kanë ndërruar flamujt e shteteve anëtare që rrethojnë selinë e OKB, është në fakt informacion i pavërtetë.
*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin