.

.

BallinaNë lupën e FakteveNegociatat u hapën, sa duhet të presim për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian?

Negociatat u hapën, sa duhet të presim për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian?

Marjo Braka

Të martën e 19 korrikut, delegacioni i kryesuar nga kryeministri Edi Rama u në Tryezën e Konferencës së Parë Ndërqeveritare duke shënuar çeljen formale të negociatave mes Shqipërisë dhe BE. Pyetja që ngrihet tani është se sa afër apo larg anëtarësimit me të drejta të plota në BE ndodhet Shqipëria pas kësaj konerence. Përvojat e fqinjëve ballkanas tregojnë se në rastin më optimist si ai i Koracisë, anëtarësimi mori 8 vite kohë. Por vende si Serbia dhe Mali i Zi, që kanë hapur 10 vite më parë nëgociatat, janë ende në pritje për t’u anëtarësuar në BE.

————————————————————————————————

Pas 16 vitesh nga firmosja e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit në qershorin e vitit 2006, kur kanë kaluar 8 vite nga marrja e statusit të vendit kandidat dhe më shumë se 2 viteve nga “PO” e kushtëzuar në marsin e vitit 2020, Shqipëria u ul në Tryezën e Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian.

Është e vështirë të besoj se kjo po ndodh. Sot jam i lumtur, zemrat e njerëzve që përfaqësoj janë të mbushura me lumturi, asnjëherë nuk kam menduar që do të gjej lumturi në këtë ndërtesë”, – tha kryeministri Edi Rama i cili kryesonte njëkohësisht delegacioni e Shqipërisë në Konferencë në Bruksel.

Në konferencën e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE, në fjalën e tij Jan Lipavský, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, vend që ka marrë edhe Presidencën e Bashkimit Europian, vlerësoi së Shqipëria mbështet politikën e jashtme të BE, ndërsa bëri me dije hapat në të cilat duhet të kalojë procesi i negociatave për hapjen e kapitujve për anëtarësimin.

Komisioneri për Zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, Oliver Varhelyi iu drejtua shqiptarëve me një mesazh nga Brukseli.

Tetë vite pas statusit të vendit kandidat sot shënohet fillimi i një rrugëtimi të ri. Mesazhi im për shqiptarët është shumë i thjeshtë. Ne duam që të jeni pjesë e familjes europiane dhe kjo as që diskutohet. Nga sot e tutje do të injektojmë më shumë besueshmëri.” – tha Varhelyi.

Konferencës, që shënon çelje zyrtare të negociatave duke i hapur rrugën anëtarësimit të vendit në “Bllok” i parapriu skepticizmi i vendeve anëtare të BE-së dhe bllokada e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.

Lexo dhe: https://faktoje.al/zhgenjim-ne-bruksel-cfare-ndodhi-me-negociatat-per-shqiperine-dhe-rmv/

Ngërçi u zgjidh me pranimin e të ashtuquajturit “Propozimi Francez” i cili duket se kënaqi Sofjen dhe Shkupin.

Po çfarë do të thotë mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare?

Zhvillimi i Tryezës së Parë Ndërqeveritare e njohur në anglisht dhe thjesht si IGC nënkupton hapjen zyrtare të negociatave (bisedimeve) me Bashkimin Europian. Konferenca e parë në përgjithësi është e një niveli politik ku përfaqësues të lartë nga të dy palët – përfaqësues të qeverisë dhe strukturave negociiuese nga ana e vendit kandidat dhe përfaqësues së Komisionit Europian, Këshilli i BE-së dhe shtetet anëtare nga ana e BE takohen dhe prezantojnë Kuadrin e përgjithshëm negociiues. ICG do të shoqërohet nga ICG të tjera” – shpjegon Nirvana Deliu, hulumtuese e politikave evropiane.

Edhe eksperti i integrimit europian Gentian Xhaxhiu thekson se kjo nuk është “ngjarja më e rëndësishme”?

Hapi i parë është korniza negociuese që i hap rrugën skanimit, ose skrinimit të legjislacionit dhe vetëm legjislacionit dhe jo zbatueshmërisë së tij në terren. Sa është hapësira mes legjislacionit shqiptar dhe atij të BE dhe negociimi nuk është asgjë tjetër veç se mbushja e kësaj hapësire midis çfarë ne kemi në shtëpi dhe çfarë kanë ata në shtëpitë e tyre. Nëse ka gjasa se përafrimi mund të ndodhë atëherë nisin negociatat konkrete”, – thotë Xhaxhiu.

Ndërkohë pyetja e madhe që shumëkush shtron është: Kur do të anëtarësohet përfundimisht vendi në Bashkimin Europian.

Skenarët më pozitivë flasin për 10 vite, kështu që do të thotë viti 2032, në rast se gjërat do të shkojnë me këtë temp, por nëse do të ketë më pas një vendvendimmarrje jetike që është ë paimagjinueshme për një integrim të shpejtë. Ka disa skenarë që më duhet t’i cilësoj si “të çmendur” sipas të cilëve Ballkani Perëndimor do integrohet në BE në 5 vite. Procesi është tepër teknik. Janë 35 kapituj për të cilët ne do duhet të diskutojmë dhe bindim Brukselin dhe vendet anëtare”, – vlerëson eksperti Xhaxhiu.

Faktorët që mund të ndikojnë në kohën e nevojshme për anëtarësimin e vendit në BE janë të shumtë.

Sa i përket kohës së negociatave kjo është e gjitha në varësi se sa shpejt, por dhe sa seriozisht kryhen reformat dhe arritja e standardeve të kërkuara – ky është elementi teknik që lidhet me atë që njihet si transpozim- harmonizimi i legjislacionit kombëtar me atë të BE dhe kapacitetin institucional për zbatimin e tij. Gjithashtu ka dhe një element politik të dykahshëm – vullneti i shtetit kandidat për të realizuar detyrat e shtëpisë që shpeshherë jemi bërë dëshmitarë që ky vullnet mungon, dhe vendimmarrja në Këshill. Duhet theksuar që çdo hap në procesin e negociatave, raportohet nga Komisioni dhe duhet të votohet në mënyrë unanime nga Këshilli në mënyrë që të kalohet në hapin tjetër brenda procesit të negociatave – pra nënkupton që për çdo hap Shqipëria duhet të bindë të 27 shtetet anëtare.” – shpjegon studiuesja Deliu.

Megjithatë optimizmi nuk mungon. As rastet e suksesit. Kroacia është një prej tyre.

“Kroacia pati një ritëm të mirë në rrugën drejt BE. Vendit iu deshën rreth 8 vite për t’u anëtarësuar që qëndron në mesataren e të gjitha vendve të ish-bllokut Lindor. Kroacia doli nga një konflikt nga një situatë e vështirë gjeoplitike në Ballkan. Përshtatja e shpejtë në ekonominë e tregut, integrimi social dhe ekonomik ndodhi relativisht shpejt dhe kjo i dha avantazh vendit të anëtarësohej në Bashkimin Europian.” – argumenton Xhaxhiu.

Por kohët kanë ndryshuar dhe Shqipëria mund të mos e ketë këtë fat.

Kroacia ishte një rast suksesi, e cila mbylli negociatat brenda 8 viteve, ndërkohë që nuk po ndodh e njëjta gjë me Serbinë dhe Malin e Zi (që kanë të paktën 10 vite që kanë hapur negociatat) dhe duket që nuk kanë bërë progresin e duhur për ta përmbyllur këtë proces. Nga ana tjetër duhet kuptuar që procesi i integrimit është një proces dinamik, dhe shumë gjëra kanë ndryshuar që nga anëtarësimi i Kroacisë në 2014. Thënë kjo, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në 2020 u prezantua një metodologji e re zgjerimi që parashikon që kapitujt që do të negociohen të futen në grupe e të hapen sipas grupimeve. Kjo nuk ka ndodhur me Serbinë dhe Malin e Zi të cilat i kanë hapur kapitujt një nga një ( ato tani e kanë përfshirë metodologjinë në procesin e tyre të negociatave).” – thekson studiuesja Nirvana Deliu.

Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë me Bashkimin Europian u përgëzua edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një mesazh të publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, Biden shprehu vlerësim për vendimin e BE-së, sidomos në kontekstin e luftës në Ukrainë.

Një ditë të shkëlqyer për vendin, por të vonuar, e konsideroi presidenti Ilir Meta vendimin e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave të Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat kreu i shtetit së bashku me urimin e tij përcolli edhe mesazhin për institucionet, për kryerjen sa më parë të detyrave që kërkon ky proces në mënyrë që të mos zgjasë 30 vite.

Ndërkohë Partia Demokratike, teksa akuzoi qeverinë për vonesa shprehu rezerva sa i përket kohës që vendit do i duhet për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

*Foto kryesore marrë nga profili në Facebook i kryeministrit Edi Rama

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img