Ndërtimi i qendrave shëndetësore për çdo fshat, ku ato mungonin, ishte një ndër premtimet e kreut të bashkisë së Belshit, në vitin 2015. Sot dhe pas 6 vitesh në këtë bashki, ka ende fshtra ku mungon shërbimi shëndetësor parësor dhe ku banorët detyrohen të shpenzojnë për transport privat, qoftë dhe për të bërë një gjilpërë.
Në vitin 2015, në një intervistë kryetari i bashkisë së Belshit, Arif Tafani premtoi ndërtimin e qendrave shëndetësore në të gjithë fshatrat, ku ato mungonin.
Faktoje pyeti bashkinë e Bleshit, se sa qendra të reja shëndetësore janë hapur prej viti 2015 e deri më tani.
Sipas përgjigjes së këtij institucioni, nga viti 2015 e deri më sot janë ndërtuar 4 qendra ambulatore me investime të ardhura në formë donacioni.
Përgjigja e Bashkisë Belsh me datë 10 Shtator
Të pyetur nga Faktoje për qendrat shëndetësore janë rikonstruktuar nga viti 2015 e deri më sot, bashkia Blesh shkruan:
“Janë rikonstruktuar 4 godina nga viti 2015 e deri më tani. Vlera monetare për rikonstruksionin e këtyre qendrave është me fond nga Ministria e Shëndetësisë. Në vitin 2019 qendra shëndetësore Cerrage 1.798.807 lek. Qendra shëndetësore Seferan 1.721.646 lek. Për vitin 2020-2021 qendra shëndetësore Belsh 14.674.981 lek, ndërsa qendra Shëndetësore Cestie 1.686.057 lek.”- citohet në përgjigjen e bashkisë.
Në përgjigje të një kërkesë për informacion Bashkia Belsh konfirmoi se fshatrat që nuk kanë qendra shëndetësore janë: Stanaj, Shtith, Trojas, Shkëndi.
Në mesin e muajit nëntor Faktoje ishte në bashkisë e Belshit dhe nga verifikimi në terren konstatoi që banorët e 4 fshtarave, e vuajnë mungesën e qendrave shëndetësore, gjë që sjell dhe rritje të kostove ekonomike sa herë që dikush sëmuret, për shkak se duhet të gjejnë makina të rastit, ose taksi për t’i dërguar ato të marrin shërbim mjekësor.
Në fshatin Stanaj që ndodhet 121 km larg qendrës së Belshit banorët duhet të udhëtojnë gjatë vetëm për një injeksion. Mirlinda Hysa, banore e këtij fshati, thotë se mungesa e qendrës shëndetësore i shton kostot e tyre dhe është e domosdoshme të ndërtohet një godinë dhe të ketë shërbim.
“Pse të shkojmë për një gjilpërë apo serum në Belsh, kur shumë mirë mund t’i bënim këtu në fshat? Ne marrim taksi, shpenzojmë, pasi shëndetit nuk i dihet, mund të kesh nevojë në çdo kohë”- shprehet Mirlinda Hysa.
Ndërkohë një tjetër banor, Nebi Hysa thotë se e ka mëse të domosdoshme shërbimin shëndetësor pranë banëses, pasi jeton vetëm me gruan në shtëpi dhe nuk ka asnjë mundësi transporti.
“Jetojmë vetëm dy pleq në shpi, makina nuk kemi gjë jo. S’kemi si ikim, po patëm keq”- pranon i moshuari.
Verifikimin e vazhduam në fshatin Shtith ku nuk ekziston shërbimi qysh nga koha e komunizimit. Nebi Kishta, thotë për Faktoje se jo shumë afër është ndërtuar një qendër që mund të shërbejë edhe për ta.
“Është ndërtuar një godinë e vogël që e kemi shumë larg, por më mirë se pa gjë. Ka rreth një vit që është ndërtuar, por se di pse askush nuk e ka hapur, thonë që nuk ka infermierë. Shteti duhet ta zgjidhë këtë punë se jemi edhe në moshë dhe na duhet”, pranon Nebi Kishta.
Qendra shëndetësore Trojan, Belsh
Në një tjetër fshat ku Faktoje shkoi për verifikim ishte ai Shkëndit, që është gjithashtu një nga fshatrat pa shërbim mjekësor ambulator. Hamide Elezi, banore e fshatit thotë se dikur ky fshat ka pasur një qendër, që u shkatërrua dhe u vodh.
“Ne kemi pasur një qendër të vogël, më saktë një dhomë ku të paktën bëheshin gjilpëra, por është shkatërruar. Kur sëmuremi faturojmë taksi, edhe për një gjilpërë, duhet të shkojmë në Belsh”- përfundon ajo.
Qendra shëndetësore Trojas, Belsh.
Edhe më parë Faktoje ka ndjekur problematikën e mungesës së qendra shëndetësore më një një artikull dhe premtimin për ngritjen e tyre, që prej vitit 2015.
Pas verifikimeve të kryera në terren dhe nga të dhënat e grumbulluara, premtimin e kreu të bashkisë së Bleshit për ndërtimin e qendra shëndetësore në fshtrat ku mungojnë, do ta kategorizojmë “Të pambajtur”.
*“Faktoje”, e mbështetur nga National Endoëment Democracy (NED) po monitoron 15 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.