.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookNdihma amerikane për Tajvanin nuk po përdoret për armë biologjike

Ndihma amerikane për Tajvanin nuk po përdoret për armë biologjike

Pretendimi: Ndihma ushtarake e ShBA ndaj Tajvanit do përdoret për armët biologjike kundër Kinës

Verdikti: E pavërtetë


Alked Luku

Ndihma ushtarake prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, që u dakordësua në 20 prill në Kongresin Amerikan, vijon të ngjallë debate të shumta, por edhe dezinformim.

Një prej këtyre pretendimeve është mbështetja që ShBA po i japin aleatit të tyre, Tajvanit, në ndërtimin e bio-armëve që mund të përdoren ndaj Kinës.

Një postim në Facebook, sjell në vëmendje se kjo ndihmë e ShBA “synon të vrasë një përqindje të madhe të popullsisë së Kinës nëpërmjet armëve biologjike”. Si provë e këtij rreziku, sille fakti që Kina ka nisur tashmë të ndërtojë robotët që përdoren për mbledhjen e kufomave, e ilustruar kjo edhe me një video të testimit të pajisjeve të komanduara, që tërheqin disa manekinë në rolin e viktimave nga sulmet tajvaneze.

Postimi dhe video e robotëve

Verifikimi i Faktoje zbulon se kemi të bëjmë me një postim dezinformues.

Së pari, pretendimi për armët biologjike të Tajvanit bazohet në një dezinformatë të demaskuar më parë. Në shtatorin e vitit 2023, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Tajvanit përgënjeshtroi një lajm nga një media lokale që pretendonte se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Tajvanit të zhvillojë agjentë biologjikë si pjesë të armatimit të saj. Tajvani po rrit potencialin e tij ushtarak për të përballuar provokimet e ushtrisë kineze, por kryesisht në pajisje dhe teknologji që mund të sigurojnë mbrojtjen e tij.

Armët biologjike dhe toksinike janë mikroorganizma si virusi, bakteret ose kërpudhat, si dhe substanca toksike të prodhuara nga organizmat e gjallë që prodhohen dhe çlirohen qëllimisht për të shkaktuar sëmundje dhe vdekje te njerëzit, kafshët ose bimët. Armët biologjike formojnë një nëngrup të një klase më të madhe armësh të referuara ndonjëherë si armë jokonvencionale ose armë të shkatërrimit në masë, të cilat përfshijnë gjithashtu armë kimike, bërthamore dhe radiologjike.

Përdorimi i Armëve Biologjike është ndaluar nga Konventa e Armëve Biologjike (BWC), e cila ndalon zhvillimin, prodhimin, blerjen, transferimin, grumbullimin dhe përdorimin e armëve biologjike dhe toksinike.

Përsa i përket videos së postuar mbi përgatitjet e Kinës me robotët që mbledhin viktimat e një sulmi biologjik, nëpërmjet motorit të verifikimit në Google image, zbuluam se bëhet fjalë për robotët e shpëtimit të krijuar për të shkuar në vende ku mund të jenë shumë të rrezikshme për shpëtimtarët.

Një robot shpëtimtar i ngjashëm me atë në postimin në Facebook u shfaq në faqen e internetit Device Plus më 31 korrik 2019.

Një kompani japoneze ka testuar robotë të ngjashëm që prej vitit 2007, si një pajisje shpëtimi.

Këta robotë japonezë ndihmojnë në përballimin e efekteve të fatkeqësive natyrore, siç janë tërmetet, dukuri mjaft e shpeshtë në Japoni. Makineritë mund të arrijnë në vende të vështira, të rrezikshme për të arritur dhe kanë si qëllim të ndihmojnë personat që mund të mbeten të bllokuar, por edhe në raste kërcënimi bombash. Pra roboti në video është zhvilluar në Japoni dhe jo në Kinë.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img