Pretendimi: Lajm i hidhur per Demokratët/ Ndërron jetë politikani legjendar

Verdikti: Mungon konteksti, clickbait

———————————————————-

“Lajm i hidhur per Demokratët/ Ndërron jetë politikani legjendar”, deklaron titulli i një artikulli të botuar më 2 maj në portalin shqipinfo.net.

Megjithatë, lexuesi shqiptar nuk duhet të shqetësohet për vdekjen e një politikani legjendar demokrat pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në brendinë e artikullit sqarohet se politikani demokrat në fjalë është amerikani Frank Bellotti, një peshë e rëndë politike në Massachusetts”, i cili “vdiq të martën në moshën 101-vjeçare.”

Siç duket, humbja e politikanit 101-vjeçar është një lajm i hidhur për demokratët amerikanë, jo ata shqiptarë, siç mund të nënkuptohet nga titulli i artikullit. 

Ky i fundit keqinformon me qëllim mbledhjen e sa më shumë klikimeve duke provokuar kuriozitetin e lexuesve shqiptarë, veçanërisht në javën e fundit parazgjedhore.