Pretendimi: Kjo video tregon një koleksion privat të krijesave të çuditshme që i përkiste shkencëtarit Thomas Theodore Merlin.

Verdikti: E pavërtetë

——————————————

Një video që tregon çfarë duken si skelete krijesash mitike po qarkullon në rrjete sociale me pretendimin se ata janë gjetur në një shtëpi të vjetër në Londër që i përkiste Thomas Theodore Merrilyn, “një kripto-natyralist, zoolog i skajshëm dhe kseno-arkeolog.” 

“Është një mister që sfidon të kuptuarit tonë të biologjisë, kimisë dhe vetë ligjeve të fizikës. Por kjo nuk është një përrallë, sepse ai ishte një shkencëtar,” përfundon përshkrimi që shoqëron foton. 

Albumi fotografik nën siglën “Alex CF” prezanton skelete të shumë krijesave mitologjike në përrallat dhe tregime të tjera fantastike si zana, dragonjtë, elfët e pyllit apo edhe mbetje kockash të vështira për t’u shpjeguar se cilës specie mund t’i përkasin.

Një kërkim i shpejtë në internet për ‘shkencëtarin’ Thomas Theodore Merrliyn na dërgon në faqen zyrtare të Muzeut Merrylin të Kriptidëve. Në ballinën e kësaj faqeje shpjegohet edhe origjina e skeleteve në video.

Ato, bashkë me Muzeun e Merrylin të Kriptidëve, janë pjesë e një instalacioni ‘historie alternative’ që është krijuar nga artisti Alex CF.

Thomas Theodore Merrylin nuk ka ekzistuar ndonjëherë. Ai është një personazh i shpikur për këtë projekt.

Alex CF është një artist, ilustrator dhe skulptor nga Londra, dhe punët e tij frymëzohen nga folklori dhe mitologjia.

Artisti Alex CF