.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookMungesa e kryeministrit spanjoll në Tiranë jo qëndrim kundër Shqipërisë

Mungesa e kryeministrit spanjoll në Tiranë jo qëndrim kundër Shqipërisë

Mospjesëmarrja e Spanjës në nivel kryeministri në samitin e Tiranës BE-Ballkani Perëndimor është interpretuar në rrjet si një qëndrim ndaj call centerave shqiptarë që mashtronin qytetarët spanjollë. Faktoje verifikoi më tej argumentin zyrtar si dhe ku ndodhej në të njëjtën ditë kryeministri spanjoll Sanchez.

Jona Plumbi

Mungesa e kryeministrit të Spanjës në samitin e mbajtur në Tiranë mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor u njoftua nga vetë kryeministri Rama një ditë përpara takimit. Në rrjet, kjo mungesë është lidhur me një tjetër ngjarje të publikuar së fundi. Ky është rasti i  lajmit në formë video të portalit JOQ, i cili që njofton për lexuesit në titullin e tij: Kryeministri i Spanjës bojkotoi Samitin në Tiranë: Shkak dyshohet Amant Josifi, miku i Olsi Ramës. Për këtë pretendim JOQ përmend si burim media të tjera.

Ajo që mungon në këtë informacion, është argumenti i vetë të akuzuarit, kryeministrit të Spanjës, i cili e njoftoi qeverinë shqiptare për mungesën e tij përmes një letre.

Fatkeqësisht, më është e pamundur të jem në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin Bashkimi Evropian – ballkani Perëndimor që do të mbahet në datën 6 dhjetor, pasi në të njëjtën ditë, në Spanjë festohet Dita e Kushtetutës […]” – shkruan Sanchez, i cili vijon duke sqaruar se në këtë datë në Madrid zhvillohet një nga festimet më të rëndësishme të kalendarit institucional, me protokoll të rreptë, ku pjesëmarrja e tij është e domosdoshme.

Faksimile e letrës së dërguar nga kryeministri spanjoll

Ne verifikuam me tej këtë justifikim të kryeministri spanjoll. Në fakt, prezenca e Sanchez në ceremoni të ndryshme të mbajtura në Madrid është lehtësisht e vërtetueshme nga lajmet e mediave spanjolle të ditës së djeshme.

Kryeministri Sanchez në eventin e datës 6 dhjetor në Madrid – Burimi EFE/Kliko

Edhe pse kjo arsye në vetvete nuk rrëzon pretendimin e ngritur nga JOQ, është shumë e rëndësishme që lexuesve t’u jepet një pasqyrë e plotë e rrethanave në të cilat zhvillohet ngjarja. Veçanërisht në raste si ky, kur ngrihen akuza pa cituar burimin e tyre, “versioni” i të akuzuarit bëhet informacion edhe më i domosdoshëm për lexuesin.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Jona Plumbi
Jona Plumbi
Gazetare me eksperiencë 10-vjeçare në median vizive dhe atë të shkruar. Diplomuar për shkenca politike në nivelin bachelor, ajo kreu studimet e masterit shkencor për Politikat Rajonale të Europës Juglindore në Universitetin e Tiranës, ku ishte pjesë edhe e rrjetit të studentëve ekseletë të UT (NES). Gjatë karrierës së saj Jona ka punuar në fusha të ndryshme të komunikimit publik, si reportere terreni për çështje të aktualitetit politik në televizionin informativ “ABC News”, redaktore e lajmeve në “Euronews Albania” apo si eksperte e komunikimit për zyrtarë të lartë si Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img