BallinaFake newsDezinformimi në kohë krizashBiden dhe Macron nuk do organizojnë konferencë paqeje për Ukrainën

Biden dhe Macron nuk do organizojnë konferencë paqeje për Ukrainën

Në Paris nuk do të zhvillohet një konferencë paqeje për Ukrainën më 13 dhjetor, siç pretendohet nga portalet. Deklarata e dy presidentëve për një konferencë për të mbështetur popullin e Ukrainës, është keqinterpretuar nga mediat.

—————————————————————————————————————————————

Në një artikull të publikuar në fillim të dhjetorit, mediat online raportuan për mbajtjen e njjë konference ndërkombëtare paqeje në Paris, me qëllim dhënien fund të konfliktit në Ukrainë.

Biden dhe Macron njoftojnë datën e Konferencës ndërkombëtare të paqes. Ata thanë se konferenca e paqes është një nga objektivat e përpjekjeve për t’i dhënë fund konfliktit të Ukrainës”, shkruan ndër të tjera “Shqiptarja.com”.

Screenshot, lajmi i publikuar nga Shqiptarja.com

Në kulmin e tensioneve mes dy vendeve, gjasat që të organizohet një konferencë paqeje janë të pakta, ndaj “Faktoje” vendosi të bëjë një verifikim të lajmit të publikuar.

Gjatë një kërkimi në Google me fjalë kyçe rezulton se në fakt është planifikuar që më 13 dhjetor të organizohet një konferencë për të mbështetur Ukrainën, por ajo nuk do të jetë një konferencë për nënshkrimin e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.

Lajmi në fakt, është një keqinterpretim i mediave të huaja i deklaratës së presidentit të Francës, Emmanuel Macron, gjatë një konferencës sës fundit për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. Macron, njoftoi se së bashku me presidentin Biden ranë dakord që të: “vazhdojnë të punojnë së bashku për të mbështetur popullin ukrainas dhe për t’i ndihmuar ata të vazhdojnë të rezistojnë, në një kohë kur Rusia ka vënë në shënjestër infrastrukturën civile”.

Deklarata e përbashkët e publikuar nga zyra e shtypit të Biden dhe Macron përmend takimin e 13 dhjetorit dhe e vë theksin te angazhimi I SHBA-ve dhe Francës për të vazhduar punën me partnerët dhe aleatët për të koordinuar përpjekjet e ndihmës për Ukrainës.

Ata gjithashtu synojnë të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje të fuqishme të drejtpërdrejtë buxhetore për Ukrainën dhe të nxisin institucionet financiare ndërkombëtare për të rritur mbështetjen e tyre financiare”, thuhet ndër të tjera në këtë njoftim.

Fakti që më 13 dhjetor do të organizohej në Paris një konferencë në mbështetje të rezistencës civile ukrainase dihej të paktën që prej 1 nëntorit 2022.

Në lidhje me këtë çështje, gazetari David Carreta shkroi në Twitter se një gabim nga agjencia e lajmeve “Ansa”, që keqkuptonte përmbajtjen e deklaratës së përbashkët për shtyp me idenë “e një konference paqeje”, ishte zanafilla që krijoi lajmin e konferencës së paqes, që u mor më pas nga shumë media italiane dhe mesa duket dhe shqiptare.

Lajmi që në Paris nuk është njoftuar për një konferencë paqeje është verifikuar edhe nga kolegët tanë italianë.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

*Shënim: Data 12 Dhjetor  2022 portali shqiptarja.com ka korrigjuar dhe përmirësuar artikullin https://shqiptarja.com/lajm/biden-dhe-macron-njoftojne-daten-e-konferences-nderkombetare-te-paqespas verfikimit të lajmit nga ana e Faktoje. Lajmit të raportuar i është ndryshuar vlerësimi fillestar ne Facebook.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img