.

.

BallinaAktiviteteMos u gënje nga informacioni i rremë! Faktoje feston 5-vjetorin e themelimit

Mos u gënje nga informacioni i rremë! Faktoje feston 5-vjetorin e themelimit

Faktoje, qendra mediatike e verifikimit të fakteve në Shqipëri, feston ditën e ndërkombëtare “fact-checking” dhe 5 vjetorin e themelimit.

Në kuadër të kësaj dite, Faktoje mbajti  më 3 prill në Tiranë konferencën me temë “Mos u gënje nga informcioni i rremë” duke i bëri jehonë pikërisht kontrollit të fakteve, rëndësisë së informimit të saktë dhe të besueshëm të publikut, njohjes dhe përdorimit të mjeteve bazë për të dalluar lajmet e rreme nga ato të vërteta. 

Me pjesëmarrjen z. Silvio Gonzato, Ambasador i Bashkimi Evropian në Shqipëri,z. Reinout Vos, Ambasador i Mbretërisë së Vende të Ulta në Shqipëri, z. Karl Bergner, Ambasador i Gjermanisë në Shqipëri, znj. Sonja Kurz, drejtuese e GIZ në Shqipëri, mediave dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, konferenca solli në vëmendje rëndësinë e informacionit të verifikuar në ditët e sotme.

Në kohën kur teknologjia dhe inteligjenca artificiale janë pjesë e jetës sonë të përditshme, edukimi mediatik dhe aftësia për të dalluar lajmet e rreme nga ato të vërteta bëhet jetike.  

Gjatë konferencës, u paraqitën arritjet e Faktoje dhe ndikimi në shoqëri përmes ndërgjegjësimit të qytetarëve për të kërkuar llogari se si shpenzohen taksat e tyre, nxitjen e llogaridhënies së të zgjedhurve në nivel lokal dhe qendror si dhe nxitjen e transparencës së institucioneve publike. 

Me misionin për të kontrolluar faktet dhe për t’ia treguar publikut të vërtetën, Faktoje ka verifikuar dhe analizuar një sërë premtimesh dhe deklaratash të zyrtarëve publikë, mes 4000 artikujve të publikuar. 

Në këtë gjysmë dekade verifikimesh në ‘peshoren’ e Faktoje 362 deklarata rezultuan të pavërteta dhe vetëm 107 të vërteta.

Ndërkohë thyejnë rekord premtimet e shkelura të zyrtarëve publikë me 399 të pambajtura kundrejt vetëm 47 premtimeve të mbajtura. 

Faktoje ka bërë pjesë integrale të misionit edhe verifikimin për çështjet me ndikim jetik në shoqëri, si tërmeti i vitit 2019, pandemia e covid 19, lufta në Ukrainë dhe në Gaza dhe zbulimi i skemave mashtrues online, që kanë shënuar përhapje sidomos pas 2023. 

Për publikun është jetike të pajiset me informacionin dhe mjetet e duhura për të dalluar dizinformimin që shfaqet në forma nga më të ndryshmet dhe që qarkullon online, ndaj Faktoje i ka ardhur në ndihmë gjatë këtyre 5 viteve me mbi 450 video debunking, prebunking dhe informacione të thjeshtuara se si të mos bien pre e manipulit apo mashtrimit.

Gjatë eventit u bë demonstrimi i procesit të verifikimit të lajmeve të rreme në rrjete sociale, duke përdorur mjetet dhe teknikat e avancuara të Faktoje.

Përmes një konkursi që testoi aftësitë dalluese të të pranishmëve u demonstruan rastet më tipike të dezinformimit, si imazhet e rreme dhe video “deep fake” të manipuluara përmes inteligjencës artificiale. 

Konferenca u përmbyll me ndarjen e çmimeve të konkursit kombëtar “Fatos Baxhaku”, që mbahet për të tretin vit radhazi dhe promovon gazetarinë fact-checking në Shqipëri. 

Çmimi i parë i konkursit kombëtar “Fatos Baxhaku” iu dha gazetares Albina Hoxhaj, për  artikullin me titull  “Si u harrua premtimi per heqjen e tvsh” me motivacionin: Për verifikimin gjithëpërfshirës dhe zbatimin e përpiktë të metodologjisë fact-checking për një temë me impakt të thellë në jetën e qytetarëve dhe ndërgjegjësimin e tyre kundër propagandës dhe dezinformimit.

Çmimi i dytë i konkursit kombëtar “Fatos Baxhaku” gazetarit Artin Halili, per artikullin “Sherbimet online, sfida e pakapercyeshme per moshat e treta” si  komntribut për t’i dhënë zë përmes gazetarisë fact-checking, problematikave që prekin komunitetet vulberabël dhe ndërgjegjesimin e institucioneve shtetërore në lidhje me ofrimin e shërbimeve publike.

Çmimi i tretë i Ervina Garo për artikullin “Familjet pa bonus qeraje, rikthehen ne pallatet e pabanueshme” per hulumtimin, verifikimin e kujdesshëm dhe denoncimin e fenomeneve që sjellin pasoja për jetën dhe sigurinë e komuniniteteve të prekura nga fatkeqësitë natyrore dhe nxitjen e pergjegjesisë dhe llogaridhënies së autoriteteve publike.

Çmimi i inkurajimin për konkursin kombëtar “Fatos Baxhaku” i iu dha gazetarit  Xhensil Shkëmbi për artikullin “Si u zhduk Boboshtica nga programi i 100 fshatrave” për kontribut në verifikimin e premtimeve madhore për duke kontribuar në uljen e dizinformimit të propagandës elektorale. 

Faktoje vazhdon të angazhohet për promovimin e një medie të saktë, bazuar në parimet për ekselencë në gazetari, paanësi dhe transparencë, kritere që ajo i përmbush si anëtare e Rrjetit Ndërkombëtar të Verifikimit të Fakteve (IFCN) prej 2020 dhe anëtare e Rrjetit Europian të Standardeve për Verifikimin e Fakteve (EFCSN). 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img