.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookMjeku Harxhi, viktimë e faqeve pirate në “lundrim” për klikime

Mjeku Harxhi, viktimë e faqeve pirate në “lundrim” për klikime

Në rrjetet sociale vazhdojnë të përdoren emrat e mjekëve të njohur, me qëllim rritjen e klikimeve, duke mashtruar direkt lexuesit. Postime të tilla kanë krijuar shqetësim te mjekët, por edhe te lexuesit online.

—————————————————————————————————————————–

Në rrjetet sociale po përdoren emrat dhe fotot e mjekëve të njohur shqiptarë nga faqe fiktive, me qëllim rritjen e klikimeve. Në tre postime që “Faktoje” evidentoi është përdorur mjeku infeksionist, Arjan Harxhi.

Dr. Arjan Harxhi: Shqiptarë, ju lutem! Ndaloni marrjen e pilulave nën presion. Merrni një lugë gjelle në stomak bosh”, shkruhet në postimet në Facebook.

Në një tjetër publikim të shpërndarë shkruhet: “LAJM I TMERSHEM! Infarkte te shumta tek pensionistët! Nuk ka mjaftueshëm mjekë për të ndihmuar çdokënd!” Postimi është shoqëruar edhe me logon e televizionit “News24” me qëllim që ta bëjë sa më të besueshëm për lexuesit, në mënyrë që ata të klikojnë linkun bashkëngjitur.

Screenshot, postimet e bëra në rrjetet sociale

Nëse do të klikojmë linket e vendosura në këto tre postime shihet që ato të dërgojnë në faqe fiktive, që duket se përdoren vetëm për të mbledhur klikime.

“Faktoje” kontaktoi edhe mjekun Arjan Harxhi, i cili theksoi se është përdorur në mënyrë abuzive figura e tij, pasi nuk ka sugjeruar dhe as nuk ka dhënë miratimin për publikime të tilla.

“Po më thonë miqtë që vazhdojnë këto postime në emrin tim”, shprehet mjeku infeksionist, Arjan Harxhi.

Skema të tilla fiktive, që përdorin figurat e mjekëve të njohur përdoren për të mashtruar përdoruesit e mediave online me qëllim rritjen e klikimeve.

 ‘Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img