.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookMjekë të rremë për mjekimin çudibërës për shikimin

Mjekë të rremë për mjekimin çudibërës për shikimin

Mjekimet “çudibërëse për shikimin”, të sugjeruara nga portalet janë mashtrimi i radhës për të tërhequr klientë. Faktoje verifikoi një artikull me këshilla mjekësore të publikuar në portale që rezulton se është bazuar në eksperiencat e mjekëve që nuk ekzistojnë.

——————————————————————————————————————————–

Një artikull po qarkullon në mediat online, ku pretendohet se ekziston një “mjekim çudibërës” që mund të përmirësojë shikimin në çdo moshë.

Mjeku i ri nga Gjirokastra mori atë më prestigjiozin çmim në Shqipëri në fushën e oftalmologjisë dhe bioteknologjisë për duke zhvilluar një ilaç inovativ që mund të rivendosë shikimin në çdo moshë”, shkruan portali “Mednews”.

Screenshot, artikulli i publikuar nga portali

Artikulli ka mjaft elementë që të bëjnë të dyshosh mbi vërtetësinë e tij dhe ndaj “Faktoje” vendosi të bëjë një verifikim. Fillimisht, shkrimi flet për Kongresin Europian të Okulistëve të mbajtur në Tiranë, ku pretendohet se është vlerësuar me çmim mjeku shqiptar, Ali Zogaj.

Ne bëmë një kërkim në listën e mjekëve në Shqipëri dhe konstatuam se nuk ekziston një specialist shëndeti me këtë emër.

Më tej bëmë një verfikim të fotove të përdorura në tekst, nëpërmjet mjeteve të kërkimit online. Me anë të Tineye zbuluam se një prej fotove të përdorura ku thuhet se është mjeku Ali Zogaj në Institutin e Kërkimeve Mjekësore në Tiranë, në fakt është foto e marrë në internet. Fotoja është reallizuar më 6 shkurt 2022 në Ëuhan, Kinë dhe tregon një teknik laboratori që po punon me mostrat e njerëzve që janë testuar nga Covid-19.

Foto false e përdorur nga portali

Gjithashtu, në artikull përmendet edhe një tjetër mjek, Artan Tahiri. Edhe ky mjek nuk figuron në listën e mjekëve shqiptarë dhe madje edhe foto tjetër e përdorur në këtë artikull nuk është e mjekut, por e marrë në internet. Pra, nga të gjitha verifikimet e bëra rezulton se kemi një bëjmë me një artikull ku janë përdorur identitete mjekësh dhe foto të rreme.

“Faktoje” kontaktoi edhe mjeken oftalmologe, Blerina Kambo. Mjekja specialiste theksoi se së pari, Shqipëria nuk ka një qendër kërkimore për oftalmologjinë, duke sugjeruar që pacientët të konsultohen me një mjek okulist, para se të vendosin për të marrë tableta të tilla.

Nëse do ekzistonin mjekime të tilla kaq të avancuara, vendet e zhvilluara do ta kishin futur në treg prej vitesh tashmë”, sqaron specialistja Blerina Kambo.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img