BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookI rremë dokumentari mbi shpopullimin e qëllimshëm nëpërmjet vaksinës

I rremë dokumentari mbi shpopullimin e qëllimshëm nëpërmjet vaksinës

Një dokumentar që nxit teorinë false të shpopullimit të qëllimshëm nëpërmjet vaksinimit kundër Covid, po shpërndahet në rrjet së fundi i titruar edhe në shqip. Verifikimi i dëshmive në video apo edhe  mendimi i ekspertëve shpjegon të gjitha pasaktësitë që po transmetohen në këtë video duke ngjallur dizinformim.

 

Mpiksjet e zakonshme të gjakut pas vdekjes janë bërë virale në një dokumentar të titulluar “Vdiq papritur” pasi po trajtohen si një provë e supozuar mbi një komplot shpopullimi duke përdorur vaksinimin kundër COVID-19. Video e gjatë është realizuar nga Stew Peters, një prezantues konservator i radios në ShBA, po bën xhiron e mediave sociale, duke grumbulluar miliona shikime nëpër platforma të mëdha si Facebook dhe YouTube. Materiali është shpërndarë së fundi i titruar edhe në shqip nga përdorues shqiptarë të angazhuar në promovimin e teorive konspirative ndaj vaksinimit.

Videoja përafërsisht një orëshe pulson në mënyrë të përsëritur nëpër ekran, ato që duken të jenë mpiksje gjaku pas vdekjes, të cilat shpesh gjenden në trupa të vdekur. Megjithëse mpiksjet e tilla janë të zakonshme, nëntë balsamues dhe drejtorë funerali i përshkruajnë ato si një anomali dhe supozojnë se janë shkaktuar nga vaksinat COVID-19, duke sugjeruar se kjo është pjesë e një komploti të fshehtë për të shpopulluar botën.

Kolegët tanë në ShBA të FactCheck.org kanë zhvilluar një verifikim të thelluar të fakteve të “denoncuara” në këtë dokumentar duke sjellë dëshmitë e disa prej personazheve të cituara në video apo dhe mjekëve dhe eskpertëve të ndryshëm që konfirmojnë se mpiksjet e paraqitura në video janë normale.

Vetëm duke i parë ato mpiksje gjaku nga filmi, ato duken si mpiksje gjaku shumë të zakonshme pas vdekjes, dhe ndihem sikur ishte thjesht vlera tronditëse dhe frika e përdorimit të këtyre imazheve të mpiksjes së gjakut të nxjerra jashtë kontekstit për të trembur njerëzit,” tha për MedPage Today Dr. Eric Burnett, nga Qendra Mjekësore Irving e Universitetit të Kolumbisë.

Edhe Richard Hirschman, një drejtor funerali dhe balsamues i licencuar në Alabama, që shfaqet në dokumentar, pas publikimit të saj ka reaguar për organizatën FactCheck.org.

“Nuk mund të provoj se çfarë është kjo. Unë nuk jam mjek, as shkencëtar – nuk kam thënë kurrë se jam.”- thotë ai në një intervistë telefonike.

Burnett, një mjek nga Kolumbia, ka shpjeguar në një video në TikTok se mpiksjet e dokumentarit kanë shumë karakteristika me mpiksjen pas vdekjes.

“Nëse i shikoni mpiksjet pas vdekjes vetëm me sy të lirë, ato janë xhelatinoze dhe janë gome. Dhe nëse dëgjoni balsamuesit në këtë dokumentar, pikërisht kështu po i përshkruajnë këto mpiksje të reja, të çuditshme, “thotë ai.

Edhe ekspertë të tjerë kanë arritur në të njëjtin përfundim.

“Imazhet më duken më shumë si mpiksje pas vdekjes, kryesisht për shkak të ngjyrës, formës dhe veçanërisht për shkak të sasisë,” thotë Nikolaus Klupp, një profesor i asociuar i mjekësisë ligjore në Universitetin Mjekësor të Vjenës, për Health Feedback.

Të njëjtin qëndrim pati për AFP-në në shtator, balsamuesja Monica Torres, pjesë e NXT Generation Mortuary Support. “Mpiksjet e gjakut vijnë nga ftohja. Kjo u ndodh shumë trupave. Vetëm se kishte kaq shumë trupa për t’u përpunuar, shumë prej tyre ndenjën në frigorifer për një kohë të gjatë, kështu që u mpiksej gjaku”, shpjegoi ajo.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Esmeralda Topi
Esmeralda Topi
Gazetare Ajo është diplomuar në fakultetin e Gazetarisë, Universiteti i Tiranës në nivelin “Bachelor” si dhe ka kryer studimet në të njëjtin fakultet në nivelin “Master Shkencor” për “Marrëdhënie me Publikun”. Esmeralda ka më shumë se 10 vite që punon si gazetare ekonomie në media të ndryshme, kryesisht televizione. Fillimet e saj kanë qënë në Platformën Tring, si pjesë e kanalit informativ “7 News” ku ka mbuluar raportimet mbi çështjet me karakter social dhe ekonomik. Në mars të 2013, Esmeralda ka punuar si gazetare dhe njëkohësisht si folëse lajmesh në televizionin “Agon Channel”, ndërkohë që nga shtatori i 2015 ka qënë pjesë e redaksisë së lajmeve në RTSH si gazetare ekonomie, folëse lajmesh si dhe pjesë e stafit të emisionit “Përballë” nën autorësinë e Lutfi Dervishit.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img