BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookMitingu i Biden nuk u ndërpre nga thirrjet për kthimin e Trump

Mitingu i Biden nuk u ndërpre nga thirrjet për kthimin e Trump

Pjesëmarrësit në mitingun e presidentit Joe Biden në vitin 2021 nuk kërkuan kthimin e Donald Trump, por anulimin e një gazsjellësi. Faktoje sjell pamjet e plota, që tregojnë se pretendimet në rrjetet sociale nuk janë të sakta.

Postime të shpërndara në rrjetet sociale në vendin tonë pretendojnë se gjatë një tubimi të presidentit Joe Biden, një grup pjesëmarrësish i ndërprenë fjalën duke kërkuar Donald Trump. 

Qytetarët amerikanë që po marrin pjesë sot në një miting të Joe Biden, bërtasin në kor: ‘Na duhet Donald Trump“-shkruajnë përdorues në rrjetet sociale.

Postimet e shpërndara në rrjetet sociale

Postimi shoqërohet me një video ku duket presidenti Biden duke qëndruar pas një foltoreje, ndërsa ish-guvernatori i Virxhinias Terry McAuliffe qëndron pas tij. Në video dëgjohet turma duke bërtitur, ndërsa Biden përpiqet që të flasë. Teksa buzëqesh, presidenti amerikan thotë: “Jemi në rregull. Shikoni, nuk është tubim i Trump. Lërini të ulërasin”.

Fillimisht ne bëmë një verifikim të pamjeve, nëpërmjet mjeteve të verifikimit të fotove dhe video. Nga kërkimi rezulton se në fakt video i përket korrikut të vitit 2021, por është risjellë në vëmendje si zhvillim aktual.

Mirëpo, shihet se në fakt turma nuk bërtiste për Trump, por kundërshtote një projekt tubacioni, raportohet në artikullin e verifikuar nga kolegët e “USA Today”. Më 23 korrik 2021, Biden ishte në Virxhinia për të ndihmuar Terry McAuliffe, me fushatën e tij për guvernator.

Mbulimi i C-SPAN tregon se Biden ishte në mes të fjalimit mbi shkallën e vaksinimit në vend kur një grup nga turma filluan të bërtisnin, “Ndaloni linjën tre”. Bëhej fjalë për një projekt të diskutueshëm tubacioni që shtrihet nga Kanadaja në Wisconsin.

Videoja e plotë e C-SPAN tregon kënde të ndryshme të turmës. Edhe në zbardhjen e fjalimit të presidentit Biden nga Shtëpia e Bardhë shihet që është përfshirë kjo ndërprerje që ndodhi gjatë mitingut të mbajtur në korrik të vitit 2021. 

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img