BallinaFaktometerE PavërtetëMinistrja e Mbrojtjes  Xhaçka: 14% e efektivëve tanë jashtë vendit janë gra dhe vajza

Ministrja e Mbrojtjes  Xhaçka: 14% e efektivëve tanë jashtë vendit janë gra dhe vajza

INVA HASANALIAJ

Qeveria promovon rritjen e numrit të grave jo vetëm në politikë por edhe në fushat të tjera me rëndësi. Nje prej tyre është edhe mbrojtja, ndaj “Faktoje” verifikoi deklaratën e Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka e cila ka deklaruar një shifër që nuk korrespondon me realitetin sa i përket grave në misonet paqeruajtëse jashtë vendit.

———————————————————————————————————————————————————

Sa asnjëherë më parë, 14% e efektivëve në misionet tona jashtë vendit janë gra e vajza

Kjo ishte deklarata e  bërë nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në 24 Tetor 2019, ku sipas saj, rritja e numrit të efektiveve femra si në Forcat e Armatosura, ashtu dhe në misionet paqeruajtëse ka sjellë një tjetër frymë për vetë përfaqësinë tonë në NATO.

“Faktoje” komunikoi me Ministrinë e Mbrojtjes për të marrë të dhënat mbi numrin e efektivëve shqiptarë në Misionet paqeruajtëse.

Informacioni i dytë që kërkuam ishte numri i grave efektive pjesëmarrëse në Misionet Paqeruajtëse.

Nga një përllogaritje e  thjeshtë  del  se,  për dy vitet e  fundit përqindja e grave efektive që kanë  marrë  pjesë në misionet paqeruajtëse nuk i kalon 5% në rastin më të mirë.

Nisur nga deklarata e  ministres Xhaçka dhe të dhënat e dërguara po nga Ministria e Mbrojtjes këtë deklaratë do ta kategorizojmë si Të Pavërtetë.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img