INVA HASANALIAJ
Qeveria promovon rritjen e numrit të grave jo vetëm në politikë por edhe në fushat të tjera me rëndësi. Nje prej tyre është edhe mbrojtja, ndaj “Faktoje” verifikoi deklaratën e Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka e cila ka deklaruar një shifër që nuk korrespondon me realitetin sa i përket grave në misonet paqeruajtëse jashtë vendit.
———————————————————————————————————————————————————
“Sa asnjëherë më parë, 14% e efektivëve në misionet tona jashtë vendit janë gra e vajza”
Kjo ishte deklarata e bërë nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në 24 Tetor 2019, ku sipas saj, rritja e numrit të efektiveve femra si në Forcat e Armatosura, ashtu dhe në misionet paqeruajtëse ka sjellë një tjetër frymë për vetë përfaqësinë tonë në NATO.
“Faktoje” komunikoi me Ministrinë e Mbrojtjes për të marrë të dhënat mbi numrin e efektivëve shqiptarë në Misionet paqeruajtëse.
Informacioni i dytë që kërkuam ishte numri i grave efektive pjesëmarrëse në Misionet Paqeruajtëse.
Nga një përllogaritje e thjeshtë del se, për dy vitet e fundit përqindja e grave efektive që kanë marrë pjesë në misionet paqeruajtëse nuk i kalon 5% në rastin më të mirë.
Nisur nga deklarata e ministres Xhaçka dhe të dhënat e dërguara po nga Ministria e Mbrojtjes këtë deklaratë do ta kategorizojmë si Të Pavërtetë.