BallinaBurokraciMinistria e Shëndetësisë, më shumë se dy muaj për një përgjigje

Ministria e Shëndetësisë, më shumë se dy muaj për një përgjigje

ANXHELA RUÇI

Për më shumë se 2 muaj “Faktoje” është në pritje të një përgjigjeje nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të ditur nëse janë shpërndarë 700 karrige me rrota për personat me aftësi të kufizuar.

Kërkesa e parë është dërguar më 5 mars të 2018, por asnjë përgjigje nuk mbërriti brenda afatit 10 ditor ashtu siç ligji për “ Të drejtën e informimit” e përcakton. “Faktoje” vazhdoi të këmbëngulë për të marrë një përgjigje dhe dërgoi një rikujtesë për kërkesën për informim tek Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Një reagim “pozitiv” erdhi këtë herë ku në përgjigje thuhej se kërkesa do të merrej parasysh.

Por edhe sot, më datë 15 maj 2018, në redaksinë e “Faktoje” ende nuk ka mbërritur një përgjigje për informacionin e kërkuar. Mosrespektimi i afateve ligjore është ankimuar edhe tek Komisioneri për të Drejtën e Informimit.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img