BallinaFaktometerE PavërtetëLulzim Basha: Me këta në pushtet, janë mbyllur 82 mijë biznese

Lulzim Basha: Me këta në pushtet, janë mbyllur 82 mijë biznese

ANDI BORA

Gjatë fjalimit në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi ndër të tjera: “Me këta në pushtet, janë mbyllur 82 mijë biznese”.

Për të vërtetuar këtë deklaratë, “Faktoje” iu drejtua me një kërkesë zyrtare Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), për të mësuar numrin e bizneseve të mbyllura për periudhën shtator 2013 – prill 2018, periudhë e cila përkon me ardhjen në pushtet të qeverisë aktuale, duke iu referuar edhe deklaratës së mësipërme të kreut të demokratëve.

Sipas përgjigjes së kthyer nga QKB, që është edhe autoriteti përgjegjës për këto të dhëna, rezulton se nga statistikat e gjeneruara për periudhën e kërkuar, janë ç’regjistruar 24,013 subjekte.

Kësisoj, duke u bazuar mbi këtë përgjigje, rezulton që deklarata e Lulzim Bashës të jetë GËNJESHTËR.

Një deklaratë të ngjashme, kreu i Demokratëve, e pati bërë edhe më herët në Janar të këtij viti, kur tha se gjatë vitit 2017 ishin mbyllur 13 mijë biznese, por edhe kjo deklaratë rezultoi të ishte jo e vërtetë.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img