.

.

BallinaBurokraciMinistria e Shëndetësisë 4 muaj pa kthyer përgjigje

Ministria e Shëndetësisë 4 muaj pa kthyer përgjigje

INVA HASANALIAJ

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojties Sociale vazhdon të jetë një prej institucioneve më problematike përsa i përket kthimit të përgjigjeve ndaj kërkessave për informacion. Kanë kaluar pothuajse tre muaj, që prej dërgimit të kërkesës për informim nga “Faktoje” në lidhje me numrin e qytetarëve të cilët janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike për vitin 2017 dhe 2018.

Saktësisht koordinatorit për të drejtën e informimit i është dërguar një kërkesë në datën 13/02/2018. Që prej kësaj date, bazuar në ligjin për të drejtën e informimit, koordinatori duhet të përgjigjet brenda 10 ditësh pune. Por ky afat është shkelur me të dyja këmbët duke mos kthyer përgjigje, dhe jo vetëm njëherë.

Kjo pasi përmes të njëjtit email, këtij institucioni ia rikujtuam kërkesën në datën 30 prill 2018 por përsëri ende nuk kemi marrë asnjë lloj reagimi apo përgjigjeje.

Jemi në muajin qershor dhe nga ky institucion ende nuk kemi një përgjigje. Pa e dërguar çështjen tek komisioneri për të drejtën e informimit na lind e drejta të themi dhe të kuptojmë se vënia para presionit është e vetmja mënyrë e marrjes së përgjigjes nga ky institucion.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img