Rreth 70 mijë aplikime për rindërtim janë bërë në Shqipëri, në kuadër të procesit të Rindërtimit. Krahas individëve, shtëpia e të cilëve është për t’u rindërtuar apo për t’u rinkostruktuar, ka dhe disa kategori të tjera individësh dhe familjesh, pronat e të cilave janë prekur nga tërmeti dhe që kërkojnë të jenë pjesë e programit të Rindërtimit. Si do të veprohet për objektet e dëmtuara nga tërmeti, por ato të financuara me kredi?
Foto kryesore rindertimi
Faktoje më 2 shtator të këtij viti dërgoi një listë më 4 pyetje tek Ministria e Shtetit për Rindërtimin. Vetëm më 25 tetor arritëm të marrim përgjigjen për pyetjen e parë nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, pas delegimit nga Rindërtimi.
Kërkesa për informacion dërguar nga Faktoje
Pyetja e parë e kërkesës së Faktoje ishte në lidhje me objektet e dëmtuara nga tërmeti që kanë qenë të financuar me krendi bankare.
Pyetje:
Individë, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti mund t’i kenë blerë objektet e tyre të banimit me kredi bankare dhe kanë ende gjendje të pashlyer. Këta individë mund t’i kenë banesat të siguruara nga dëmtimet e tërmetit si iniciativë personale apo kërkesë e Bankës që ka dhënë kredinë. Nëse individi përfiton dëmshpërblim nga kompani sigurimi për një banesë në pronësi të tij dhe pa kredi, a duhet ai të përfitojë edhe dëmshpërmblim apo banesë të re nga Fondi i Rindërtimit?
Gjithashtu nëse një individ ka në pronësi një banesë, e cila është e financuar me kredi bankare dhe e siguruar, ai ende nuk ka mbajtur të gjithë koston financiare për t’u bërë pronar i objektit të banimit. Ndërkohë që banka përfiton dhe mund të ketë mbrojtur ekspozimin e kredisë së dhënë duke arkëtuar nga kompani sigurimi dëmshpërblimin për dëmet nga tërmeti, a duhet individi të pajiset me një objekt të ri banimi pa patur detyrime financiare për banesën (të cilën ende se ka paguar), sic kishte përpara tërmetit?
Përgjigja e Ministrisë së Rindërtimi për Faktoje
Ministria e Shtetit për Rindërtim jep përgjigje duke cituar aktin normativ nr. 9 më datë 16.12.2019 “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, neni 3.
Pjesën që lidhet me objektet që kanë qenë të financuara me kredi bankare dhe të siguruara plotësisht apo pjesërisht, Ministria e Rindërtimit e delegon pranë Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.
Në përgjigjen për Faktoje, AMF shkruan:
Përgjigja për Faktoje, nga Autoriteti i Mbikryqjes Financiare
Nga përgjigjet e marra rezulton se ndonëse në këto raste banka është e mbrojtur nga policat e sigurimit, individët që kanë patur banesa të dëmtuara nga tërmeti të finaciuara me kredi dhe/ose të siguruara nuk janë të përjashtuar nga përfitimi nga “Programi i Rindërtimit”. Pra, nuk rezulton të ketë një llogaritje të veçantë për këta individë, të cilët nëse do të përfitonin një banesë tërësisht të re, ata nuk do kthehen në gjendjen para tërmetit, por në një gjendje edhe më të mirë, si pronarë banesash dhe të cliruar nga kredia bankare.
Për të nxitur transparencën dhe trajtimin e drejtë të nevojave të qytetarëve, Faktoje ka hapur aplikacionin “Fakto dhe ti”. Nëse ju keni ankesa apo shqetësime për trajtimin e rasteve tëngjashme me përshkimet më lart, por edhe ankesa të tjera që lidhen me procesin e rindërtimit, dërgoni ankesën tuaj në “Fakto dhe ti” dhe gazetarët tanë do ta ndjekin atë më institucionet përkatëse.