.

.

BallinaBurokraciMinistria e Mbrojtjes nuk kthen përgjigje për rrëshqitjet e tokës në Gjirokastër

Ministria e Mbrojtjes nuk kthen përgjigje për rrëshqitjet e tokës në Gjirokastër

MERXHAN DACI

Në 25 korrik “Faktoje” dërgoi një kërkesë për informacion në adresë të Ministrisë së Mbrojtjes për rastin e banorëve të prekur nga rrëshqitjet e fillimvitit në Gjirokastër.

“Faktoje” iu drejtua ministrisë pasi u njoftua nga Bashkia Gjirokastër se Ministria e Mbrojtjes do të realizojë projekt-zbatimin e masave inxhinierike për qëndrueshmërinë e rrëshkitjes së ndodhur në lagjen “Kodra e Shtufit”.

Këto ishin pyetjet e “Faktoje” për ministrinë:

  1. Çfarë masash janë marrë nga Ministria e Mbrojtes për stabilizimin e gjendjes së zonës “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër pas rrëshqitjeve të dheut?
  2. Nga banoret e zones kemi informacion se nuk ka pasur ndërhyrje rehabilituese. Kur është planifikuar të ndërhyet në këtë zonë?
  3. A keni pasur bashkëpunim për këtë rast me Bashkinë Gjirokastër?

Pasi ka kaluar më shumë se një muaj nga dërgimi i kërkesës për informacion në ministri, ende “Faktoje” nuk ka marrë përgjigje në rrugë zyrtare. Sipas “Ligjit për të Drejtën e Informimit”, ministria duhet të kishte kthyer përgjigje brenda 10 ditëve pune.

Sipas vëzhgimeve tona në terren, situata në Gjirokastër është akoma e pa zgjidhur edhe pse vetë kryeministri Rama kishte deklaruar për një zgjidhje përfundimtare të situatës.

Presim ende që Ministria e Mbrojtjes të kthejë përgjigje…

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img