BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookMarketingu me mjekë të rremë shqiptarizon ish-ministrin italian të Shëndetësisë

Marketingu me mjekë të rremë shqiptarizon ish-ministrin italian të Shëndetësisë

Mjekë të rremë vijojnë të përdoren nga portalet për të bërë të besueshme këshilla mjekësore që rekomandojnë blerjen e produkteve çudibërëse. “Faktoje” verifikoi një tjetër artikull me këshilla mjekësore ku gjithçka ishte e sajuar me qëllim shitjen e produkti

Një artikull i publikuar në 29 maj në një platform të ndërtuar në formatin e një portali informativ, sugjeron një preparat që trajton problemet me hemorroidet.

Nga hemoroidet te kanceri i zorrëve – vetëm një hap! Si të njihni një kërcënim në kohë? Intervistë me proktologjin kryesor të Shqipërisë”-shkruan “Digi24”.

Screenshot, lajmi i publikuar nga portali

Portali përdor emra dhe intervista me mjekë, për ta bërë sa më të besueshëm artikullin për lexuesit. Një prej emrave të mjekëve të përdorur është ai i Çelikor Bajramit. Gjatë një kërkimi të bërë në listën e mjekëve, nuk rezulton të ketë një profesionist shëndeti me këtë emër në vendin vonë. Ndërsa, imazhi i përdorur për të ilustruar mjekun e rremë, nga verifikimet në motorrët e kërkimit online rezulton se i përket një specialisti onkolog Italian, Umberto Veronesi.

Veronesi, një onkolog i njohur ndërkombëtarisht, i cili ka shërbyer edhe si ministër i shëndetësisë në Itali, ka vdekur në Milano që në nëntor të vitit 2016. Foto e marrë nga portali është shkrepur në vitin 2007.

Emri i mjekut tjetër të përdorur është ai i Drityll Pocoli. Mirëpo, as ky doktor nuk rezulton në listën e mjekëve, çka tregon qartë që portali ka përdorur një profesionist shëndeti të rremë. Foto e përdorur për të ilustruar mjekun qarkullon në internet së paku që prej vitit 2019. Imazhi i përket mjekut traumatolog rus, Dmitry Konev.

Ndërkohë, vetitë kuruese të preparatit që reklamohet në këtë artikull nuk mbështeten në studime të mirëfillta shkencore apo nga institucionet zyrtare të kontrollit të barnave në Shqipëri dhe vende të tjera evropiane.

Skema të tilla, ku portalet ofronin preparate për të trajtuar sëmundje të ndryshme, duke përdorur intervista me mjekë të rremë janë verifikuar edhe më parë nga Faktoje.

 *Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img