BallinaFaktometerE PavërtetëManastirliu: Në dhjetor vihen në funksion urgjenca e re dhe sallat operatore në Spitalin e Kukësit

Manastirliu: Në dhjetor vihen në funksion urgjenca e re dhe sallat operatore në Spitalin e Kukësit

EMIRJOLA VELIA

Urgjenca e Spitalit rajonal të Kukwsit nisi të funksionojë në javën e tretë të janarit 2022, ndonëse ishte premtuar se do ishte gati që në muajin dhjetor. Ndërkohë kirugjia, edhe ajo e premtuar se do të hapej në dhjetor pritet të jetë funksionale në fund të muajit shkurt, sipas konfirmimit të autoriteteve spitalore. Investimi rreth 3 mln euro i qeverisë shqiptare, sipas një premtimi të mëhershëm duhej të kishte përfunduar tërësisht në 2021, por në fund të atij viti minstrja e Shëndetësisë njoftoi se pjesa e maternitetit dhe laboratorit do të përfundonin në 2022.

*Foto e marrë nga faqja zyrtare e MSH

 

Në javën e parë të dhjetorit 2021, gjatë një inspektimi të punimeve për spitalin e ri të Kukësit, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shoqërohej edhe nga prefekti i qarkut deklaroi:

“Shumë shpejt, brenda disa javësh pritet të vihet në funksion urgjenca e re dhe sallat operatore në spitalin e Kukësit, që do të ndryshojnë rrënjësisht shërbimin e urgjencës.”

Këtë afat e konfirmoi edhe drejtuesi i spitalit, ndërsa shoqëronte ministren gjatë inspektimit në 7 dhjetor 2021.

Nga një verifikim për Faktoje rezultoi se urgjenca e këtij spitali nuk u arrit të vihej në fuksion gjatë dhjetorit, por pas 20 janarit 2022, ditë kur prefekti i qarkut dhe Kryebashkiaku i Kukësit përuruan mjediset e reja të saj.

Nga përgjigjja e një kërkese për informacion, dërguar për Faktoje në fund të janarit 2022, Spitali i Kukësit, konfirmoi se urgjenca e re me kapacitet 10 shtretër, është funksionale. Në përgjigje sqarohet se një tjetër mjedis i këtij spitali me kapacitet 20 shtretër është i dedikuar për pacientët post-covid.

Screenshot i përgjigjes së Spitalit të Kukësit, shkurt 2022

Pyetjes së Faktoje se kur do të vihet në funksion kirurgjia, që sipas premtimit duhet të ishte hapur brenda dhjetorit 2021, Spitali i Kukësit iu përgjigj se sallat e operacionit, të cilat janë tërësisht të pajisura me mjetet përkatëse janë në fazën e testimit dhe pritet të jenë funksionale brenda muajit shkurt.

Screenshot i përgjigjes së Spitalit të Kukësit, shkurt 2022

Rikonstruksioni tërësor i spitali rajonal të Kukësit kushton rreth 5.5 miliard lekë nga të cilët 422 milion lekë janë financim i Qeverisë Shqiptare dhe 130 milion lekë të Bankës Botërore.

Spitali rajonal “Meriman Jakupi” në Kukës u shërben banorëve të tri bashkive që përfshin qarku i Kukësit me mbi 100 mijë banorë. Ky spital raportohet t’i ketë shërbyer banorëve edhe gjatë periudhës së rikonstruksionit duke u përballur edhe me situatat e vështira që solli pandemia.

Nisur nga verifikimi i kryer në terren dhe informacioni i grumbulluar, vendosëm që deklaratën dhënë në 7 dhjetor nga ministrja e Shëndetësisë se urgjenca dhe sallat e kirurgjisë do ishin funksionale brenda dhjetorit, ta kategorizojmë të Pavërtetë.

Kujtojmë se në fund të janarit 2020, ministrja Manastirliu u zotua se i gjithë kompleksi spitalor i Kukësit do të përfundonte krejtësisht brenda vitit 2021, por në dhjetor të atij viti, ajo njoftoi se disa pavione priten të përfundojnë gjatë vitit 2022.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img