BallinaTë pambajturaManastirliu: Brenda verës gati Pediatria moderne e spitalit të Durrësit

Manastirliu: Brenda verës gati Pediatria moderne e spitalit të Durrësit

AURORA SHPATAJ & MARJO BRAKAJ

Pediatria e Durrësit, një investim me vlerë 3 milionë euro, me një kapacitet prej 70 shtretërish, do duhej të ishte në dispozicion të 55 mijë pacientëve të vegjël çdo vit. Në përfundim të këtj afati, Faktoje verifikoi nëse ky spital ishte gati siç u premtua nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.


Më 7 mars të këtij viti, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit të punimeve në Pediatrinë e Durrësit njoftoi se ajo do ishte gati brenda verës, në dispozicion të qytetarëve.

Me buxhetin e vitit 2020 ne garantojmë përfundimin e punimeve për rikonstruksionin e pediatrisë në spitalin e Durrësit. Punimet po ecin me ritme shumë të mira dhe besojmë se pediatria do të jetë gati para afatit, brenda verës së këtij viti. Do të ketë një kapacitet prej 70 shtretërish dhe do të pajiset me aparatura të teknologjisë së lartëtha Manastirliu.

Të martën, më 1 shtator, “Faktoje” shkoi në ndërtesën e Pediatrisë Durrës, por në vend të një spitali funksional gjeti zonën e rrethuar me tabelën “kantier ndërtimi”.

Pediatria Durrës, kantier ndërtimi

Ne arritëm të siguronim pamjet brenda Pediatrisë, të cilat konfirmojnë se po kryeheshin ende punime.

Pamje nga brenda ndërtesës së Pediatrisë së Durrësit

Siç e konfirmuan edhe punonjësit e kompanisë së kontraktuar për rindërtimin e Pediatrisë së Durrësit, deri të hënën po punohej ende për pjesën infrastrukturore, ndërsa ajo mjekësore mungon.

Pamje nga brenda godinës së Pediatrisë së Durrësit

Para publikimit të artikullit, “Faktoje” pyeti burime pranë Spitalit Rajonal Durrës, të cilët nuk pranuan të identifikoheshin. Burimet konfidenciale konfirmuan se Pediatria pritet të jetë gati jo më herët se muaji janar i viti 2021.Aktualisht, struktura pediatrike është zhvendosur në brendësi të spitalit të Durrësit.

Lexo dhe: Saga e spitaleve COVID 3 dhe 4

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img