.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookMakina pa shofer e viteve '30 ishte një truk kinematografik

Makina pa shofer e viteve ’30 ishte një truk kinematografik

Një video që po qarkullon në rrjete sociale duket se tregon një makinë të fillim-shekullit të 20-të duke ecur pa pilot, ose me pilot automatik. Verifikimi i “Faktoje” zbuloi se klipi është pjesë e një video më të gjatë që tregon se makina ishte duke u ngarë nga një shofer i fshehur.

———————————————-

Një video që duket se tregon një makinë me pilot automatik në fillim të shekullit të kaluar po qarkullon nëpër rrathët konspiracionistë. Në një postim ajo shoqërohet me përshkrimin: “Makinë elektrike me pilotim automatik (1930). Vërtet duhet të besojmë në gënjeshtrat që na servirin sot mbi teknologjinë e avancuar?”

Megjithëse eksperimente me makinat pa shofer janë kryer që në vitet 1920, klipi i mësipërm nuk tregon një makinë të tillë.

“Faktoje” nuk arriti të gjejë origjinën e videos, apo vitin kur është filmuar apo prodhuar.

Megjithatë, arrtiëm të gjejmë një version më të gjatë të klipit, i cili përfundon duke treguar marifetin që mashtroi konspiracionistët: një person i fshehur nën pjesën e përparme të makinës, i mbuluar nga një copë, i cili ishte duke ngarë mjetin përgjatë gjithë videos.

Poshtë gjeni versionin e plotë të videos:

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img