.

.

BallinaFaktometerE PavërtetëLulzim Basha: Shqipëria e 11-ta nga fundi i botës për korrupsionin

Lulzim Basha: Shqipëria e 11-ta nga fundi i botës për korrupsionin

ANDI BORA

“Shqipëria është renditur e 11-ta nga fundi i botës për korrupsionin nga agjencia përkatëse”.

Kjo ishte deklarata që kreu i opozitës, Lulzim Basha, bëri gjatë seancës parlamentare të datës 21 qershor, një javë përpara vendimit të Këshillit të Europës për shtyrjen e datës së hapjes së negociatave.

Për të mësuar se cila ishte agjencia përkatëse prej së cilës ishte marrë kjo e dhënë përsa i përket nivelit të korrupsionit, “Faktoje” komunikoi me zyrën e shtypit të Partisë Demokratike. Në përgjigjen e dhënë thuhet se Basha i është referuar një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), por pa specifikuar se cilit. Nga kërkimet tona rezultoi se raporti bazohet në Sondazhin e Opinionit të realizuar nga Gallup për llogari të OKB-së, publikuar me datë 14 mars 2018-të, ku përfshihet edhe Shqipëria midis 156 shteteve të tjera në botë.  

Ky sondazh është pjesë e Raportit të Lumturisë Globale e vitit 2018 (World Happiness Report 2018), ku përfshihet edhe perceptimi i korrupsionit sipas qytetarëve të shteteve përkatëse..

Sipas këtij raporti, Shqipëria renditet e 22-ta nga fundi referuar peceptimit të korrupsionit, me një nivel prej 88.7%.

Bazuar në këtë raport, të cilit i është referuar edhe vetë kreu i Partisë Demokratike, rezulton se ai ka gabuar me një renditje prej 11 vendesh dhe kjo bën që deklaratën e tij ta kategorizojmë GËNJESHTËR.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img