BallinaFaktometerGjysmë e vërtetëKumbaro: Numri i vizitorëve në sitet kulturore është rritur me 50%

Kumbaro: Numri i vizitorëve në sitet kulturore është rritur me 50%

INVA HASANALIAJ

Numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë dhe sitet kulturore, janë një prej pikave që përbëjnë debat çdo sezon veror ose fund sezoni veror. Ministria e Kulturës edhe këtë vit raportoi për një rritje të numrit të vizitorëve në këto zona.

E ftuar një një prej emisioneve në televizionin “News24” në korrik të këtij viti, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, u shpreh se krahasuar me një vit më parë, periudha janar-qershor e vitit 2018-të, ka tërhequr 50% më shumë vizitorë.

“Nëse krahasojmë shifrat që kemi në sitet e trashëgimisë kulturore që administrohen nga Ministria e Kulturës, për periudhën janar-qershor janë gati 50% më shumë vizitorë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar”- tha ministrja Kumbaro.

“Faktoje” pas kësaj deklarate vendosi të kontrollojë se si qëndron raporti i shifrave për këtë periudhë nga viti 2017 në 2018.

Pasi kontaktuam me Ministrinë e Kulturës morëm një listë të plotë të siteve të cilat administrohen nga ky institucion dhe numrin e vizitorëve për periudhat respektive.

Për periudhën janar-qershor 2017 numri  total i vizitorëve rezulton të jetë 221,560. Për të njëjtën periudhë por  për vitin 2018 ky numër ka shkuar në 378,571.

Nga llogaritjet tona numri i vizitorëve për të njëtën periudhë ka pasur një rritje prej 41,47% dhe jo 50% siç pretendon ministrja, pra këtë deklaratë do ta kategorizojmë si GJYSMË TË VËRTETË.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img