.

.

BallinaFaktometerE PavërtetëLleshaj "përgënjeshtron" Kryeministrin për praninë e forcave RENEA në territorin e Teatrit Kombëtar

Lleshaj “përgënjeshtron” Kryeministrin për praninë e forcave RENEA në territorin e Teatrit Kombëtar

Kryeministri Edi Rama, më 21 maj, në një intervistë për “Euronews Albania”, mohoi që Reparti i
Neutralizimit të Elementeve të Armatosur të ketë qenë në zonën e Tetarit Kombëtar. Rama
argumentoi se forcat RENEA kanë qenë në godinën e Ministrisë së Brendshme, dhe nuk janë
përfshirë në protestën e ndodhur. Por në një deklaratë e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj
rrëzon atë të kryeministrit.


Kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin “Euronews Albania” më 21 maj mohoi
që forcat RENEA të kishin qenë të pranishme në perimetrin e Teatrit Kombëtar.

Ata nuk kanë qenë në zonën e teatrit, ata kanë qenë në godinën e Ministrisë së Brendshme. Dhe kanë dalë nga godina e Ministrisë së Brendshme dhe kanë hipur nëpër fugonë dhe kanë ikur, u shpreh Rama.

Kryeministri madje akuzoi mediat se po gënjenin duke raporuar se forcat RENEA ishin të
pranishme në territorin e Teatrit Kombëtar.

Është një spekulim i madh mediatik dhe është një turp i madh nga pikëpamja profesionale për të gjithë ju gazetarët që merreni me atë pamje dhe që xhironi mbi forcat RENEA të armatosura kur nuk kishin lidhje fare me protestën. Nuk kishin lidhje as me teatrin as me ata të cilët u mblodhën për teatrin? Dakord? Ishin brenda në godinë, dolën, hipën në fugon. Nuk panë as majtas as djathtas siç tregojnë dhe filmimet e tuaja dhe ikën, shtoi Rama.

Por deklarata e kryeministrit Rama u rrëzua disa ditë më vonë nga ministri i Brendshëm, Sandër
Lleshaj.

Gjatë interpelacës në Kuvend, të enjten në 4 qershor, Lleshaj pranoi se forcat RENEA kanë qenë
në perimetrin e madje në brendësi të godinës së Teatrit Kombëtar.

Për sa i përket RENEA-s, ajo ka qenë te Teatri për arsye se ka patur nevojë për kontrollin e
godinës për të cilën ishin bërë aludime se do të përdorej forcë, kishte dyshime se do të kishte
lëndë eksplozive dhe përpara fillimit të punës për shkatërrimin e godinës RENEA me njësinë e saj antieksploziv ka bërë verifikimin e godinës për të parandaluar rrezikun që mund të përbënte për qytetarët, u shpreh Lleshaj.

Prania e forcave të armatosura RENEA brenda godinës së Teatrit Kombëtar konfirmohet edhe
nga pamjet filmike të publikuara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Deklaratën e kryeministrit Rama në raport me atë çka ministri i Brendshëm, Lleshaj shprehu si
dhe pamjet filmike, do ta kategorizojmë si “Të pavërtetë”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img