BallinaFaktometerE PavërtetëIsh-ministrja Nikolla: Buxheti për arsimin e lartë është rritur 42% në raport me kohën tuaj

Ish-ministrja Nikolla: Buxheti për arsimin e lartë është rritur 42% në raport me kohën tuaj

ANDI BORA

Vazhda e protestave të studentëve, e bazuar mbi një sërë kërkesash që iu referuan ekzekutivit, bëri që seanca parlamentare e datës 21 dhjetor 2018 të ishte e tensionuar dhe me përmbajtje të gjerë diskutimi nga të dyja forcat politike.

“Buxheti për arsimin e lartë është rritur 42% në raport me kohën tuaj”.

Këtë deklaroi ish-ministrja e arsimit, Lindita Nikolla, gjatë fjalës që mbajti në seancën parlamentare.

Faktoje e ka verifikuar edhe këtë deklaratë duke nxjerrë në pah se sa ka qenë realisht financimi i arsimit të lartë për periudhën 2009-2018, duke përdorur të dhënat që janë publikuar në seksionin e buxhetit në faqen e Ministrisë së Financave.

Financimi i arsimit të lartë nga viti 2009-2018

Nëse do të llogarisim mesataren e financimit respektivisht për të dyja mandatet, në qeverinë Berisha financimi është 6.73 miliardë lekë, ndërsa në qeverinë Rama është 6.42 miliardë lekë.

 

Pavarësisht se grafiku i mësipërm tregon trendin në rritje të shpenzimeve buxhetore gjatë qeverisë Rama, financimi për arsimin e lartë gjatë këtij mandati është 4.5% më pak se gjatë mandatit të dytë të qeverisë Berisha.

Bazuar mbi këto përllogaritje, deklarata e ish-ministres Nikolla është GËNJESHTËR.

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img