.

.

BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartëLezhë/Investime në lagjet problematike, premtim i mbajtur pas dy vitesh

Lezhë/Investime në lagjet problematike, premtim i mbajtur pas dy vitesh

Gjendja katastrofike dhe nevoja për investime në disa zona në qytetin e Lezhës, ka qenë një problematikë e njohur dhe nga vetë kreu i bashkisë, Pjerin Ndreu, i cili në vitin 2019 u zotua se do të investohej për të bërë një ndryshim radikal. Faktoje verifikoi në terren për të dytin vit radhazi, premtimin e kryebashkiakut të Lezhës të bërë për bashkëqytetarët e tij. Në vitin 2021 në tre nga lagjjet më problematike të Lezhës kanë patur investime në rruge, trotuare dhe hapësirash rehabilituese.

 “Ne do të marrim në dorë komplet qytetin. Do e ridizenjojmë dhe do investojmë komplet me një ndryshim radikal. Po kështu do të ndërhyjmë në të gjitha zonat, të cilat janë në gjendje katastrofë.”

Ky ishte premtimi që kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, bëri për qytetarët gjatë fushatës së vititi 2019. Faktoje verifikoi në qytetin e Lezhës për të parë se çfarë ka ndodhur me premtimin për ridizenjimin e qytetit, pas dy vitesh. Fillimisht dërguam një kërkesë për informacion bashkisë Lezhë ku mësuam se tashmë kjo bashki ka bërë disa ndërhyrje në rrugët dhe lagjet kryesore të këtij qyteti.

*Përgjigjja e  bashkisë Lezhë për Faktoje shtator 2021

Sipas të dhënave të dërguara nga ky institucion, në total janë rehabilituar tre lagjje dhe një rrugë ku vlera e investimeve për të katër projektet shkon 704,456,040 milionë lekë.

Faktoje shkoi sërish në terren për të parë nga afër rehabilitimin e lagjeve dhe rrugës.

*Shtator 2021

*Shtator 2021

*Shtator 2021

Edhe për banorët e këtyre lagjeve shprehen se rehabilitimi ishte i nevojshëm dhe është një ndërhyrje që përmirëson cilësinë e jetës.

*Shtator 2021

Ndryshimet i pohojnë edhe banorët e  kësaj lagjje të cilët shprehen se prej një viti balta dhe pluhuri nuk i shoqëron sa herë që kalojnë nëpër rrugët e  “Besëlidhjes”.

“Në krahasim me çfarë shohim nga lagjjet e  tjera  këtu është bërë diçka ndryshe. Të paktën nuk kemi më baltën dhe pluhurin” -shprehet B.N banore e vjetër e  lagjjes.

 

*Lagjja “Gurra” shtator 2021

Një vit më parë, Faktoje verifikoi gjithashtu në terren per mbatjen e premtimit nga ana e kreu të bashkisë, me qëllimin e nxitjes së llogaridhënies së zyrtarëve të lartë.  Në tetor 2020, ajo çfarë gjetëm ishin me prigje dherash dhe gropa masive të mbushura me ujë.

Në atë kohë Bashkia Lezhë në përgjigjen e saj zyrtare, më nëntor 2020, shkruante se: “Në fillim të vitit 2021 pritet që krejt qyteti Lezhë dhe zona të afërta t’i nënshtrohen ndërhyrjeve në infrastrukturë për përmirësimin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza me studion gjermane K.F.W. Ndaj, punimet infrastrukturore do zhvillohen në harmoni me përmirësimin e rrjetit nëntokësor.”

*Përgjigjja e bashkisë Lezhë për Faktoje në vitin 2020

 

Nisur dhe deklarata e kryebashkiakut Pjerin Ndreu dhe gjetjeve të Faktoje këtë premtim do ta kategorizojmë të mbajtur.

*Faktoje, e mbështetur nga National Endoëment Democracy (NED) po monitoron 15 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna  nga kryebashkiakët.

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img