Pretendimi: Kjo video tregon mbretin e Danimarkës, Frederik X, duke valëvitur një flamur palestinez.
Verdikti: E pavërtetë
——————————————-
Video e një personi që valëvit një flamur palestinez nga ballkoni po shpërndahet në rrjet me pretendimin se ajo tregon mbretin e Danimarkës, Frederik X. Postimet që shoqërojnë këtë video pretendojnë se kjo është një tjetër provë e drejtësisë së kauzës palestineze.



Çfarë spikat që në fillim në video, është se personi që po valëvit flamurin palestinez nuk i përgjan aspak mbretit danez Frederik X, siç tregohet në imazhin e mëposhtëm.

Mbreti i Danimarkës Frederik X (majtas) dhe personi në video (djathtas)
Më tej, godina që tregohet në video ndodhet në Malmo, Suedi dhe është një shkollë. Rezidenca e mbretit Frederik X, pallati Amalienborg, ndodhet në Kopenhagen, Danimarkë, 40 km larg.
Personi që po valëvit flamurin palestinez nga ballkoni ishte pjesë e një proteste të 10 majit në Malmo kundër pjesëmarrjes së Izraelit në konkursin muzikor Eurovision 2024.