Pretendimi: Ky imazh tregon projektin e bunkerit nëntokësor nën shtëpinë e kryeministrit shqiptar Edi Rama
Verdikti: Mungon konteksti
——————————————————————–
Ilustrimi i çfarë duket si një bunkeri nëntokësor po qarkullon në rrjete sociale si të ishte projekti i bunkerit nëntokësorë poshtë shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel. Natyrshëm që ekzistenca e një ndërtese 15 kateshe nëntokë nuk do të kishte kaluar pa u vënë re për shkak të teknikave komplekse që nevojiten për një ndërmarrje të tillë, qoftë edhe nën shtëpinë e njeriut më të pushtetshëm në vend.
Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se imazhi i mësipërm tregon vërtet planimetrinë e një bunkeri nëntokësor në Kansas, ShBA, jo Surrel, të quajtur Survival Condo.
Sipas gazetës britanike The Guardian, Survival Condo gjatë Luftës së Ftohtë ishte një strukturë lëshimi raketash e qeverisë amerikane. E ndërtuar në fillim të viteve ’60, me një kosto prej rreth 15 milionë dollarë për taksapaguesit amerikanë, ajo ishte një nga 72 strukturat e ndërtuara për të mbrojtur një kokë bërthamore 100 herë më të fuqishme se bomba e hedhur në Nagasaki. Shumë nga këto struktura u hodhën në erë dhe u varrosën pas dekadash mospërdorimi. Por jo të gjithë.
Larry Hall e bleu strukturën prej 15 milionë dollarësh në vitin 2008 për 300 mijë dollarë. Deri në vitin 2010, ai e kishte transformuar ndërtesën 60 metra të thellë në një godinë luksoze 15-katëshe. Deri në 75 njerëz mund të jetonin pesë vite brenda bunkerit të mbyllur dhe të vetë-mjaftueshëm në rast të një sulmi bërthamor apo fatkeqësie tjetër natyrore.
Hyrja e Survival Condo