.

.

BallinaAktualitetKura e shërimit të COVID-19 me sodë dhe limon, "fake news”

Kura e shërimit të COVID-19 me sodë dhe limon, “fake news”

MARJO BRAKAJ

Të premten, në rrjetet sociale dhe mediat online qarkulloi një mesazh sipas të cilit tashmë ishte
gjendur kura për shërimin nga koronavirusi “Covid-19″. Mesazhi u shpënda edhe nga një ish-deputet i
Parlamentit të Shqipërisë. “Faktoje” verifikoi përmbajtjen e mesazhit, nga ku rezulton të jetë i pavërtetë
dhe për më tepër dezinformues.


Në rrjetet sociale dhe disa media online qarkulloi një mesazh ku njoftohej “zbulimi” i kurës për t’u shëruar nga koronavirusi Covid-19. Mesazhi qarkulloi në gjuhën shqipe dhe atë angleze. “Faktoje” mësoi se lajmi i rremë  është shpërndarë gjerësisht edhe në grupet e whatsapp-it të mësimit online, siç na njoftoi edhe V.A,. e ëma e një djali në klasën e tretë.

Permbajtja e mesazhit në shqip:
Kura për virusin C19 ose mënyra për ta eleminuar atë. Informacioni vjen nga Izraeli atje ky virus nuk shkaktoi vdekje. Receta është e thjeshtë-Limon dhe Bikarbonat, përziejini dhe pijeni si çaj të nxehtë – çdo pasdite, veprimi i limonit me sode buke më të nxehtë – menjëherë shkatërron virusin – e eliminon plotësisht atë nga trupi. Këto dy përbërës alkalizojnë sistemin imunitar, pasi
kur bie nata sistemi bëhet acid dhe mbrojtjet më të ulëta. Kjo është arsyeja pse populli i Izraelit është i qetë për këtë virus. Të gjithë në Izrael pinë një filxhan me ujë të nxehtë me limon dhe pak sodë buke gjatë natës, pasi kjo vërtetohet se vret virusin. Ndaje me të gjithë familjen dhe miqtë e tu, në mënyrë që askush prej nesh të mos marrë virusin”, thuhej në mesazhin e shpqrndarë në rrjtet sociale dhe disa media online.

Mesazhi i “gjetjes së kurës” së koronavirusit, u shpërnda edhe në rrjetet sociale nga faqe me përmbajtje të lartë ndjekësish. Një ndër shpërndarësit e këtij mesazhi rezulton të jetë edhe ish-deputeti i Qarkut Lezhë, Eduart Ndocaj.

Por, nga verifikimi që “Faktoje” bëri, rezulton se informacioni në përmbajten e mesazhit rezulton e pavërtetë. Së pari, në Izrael kanë humbur jetën 12 persona si pasojë e koronavirusit e ndërkohë 3,035 të tjerë rezultojnë të infektuar sipas të dhënave të fundit.

Nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë në faqen zyrtare të saj ka sqaruar se deri më tani nuk ka ndonjë medikament faramceutik për të kuruar koronavirusin dhe se as përdorimi i ndonjë produkti mund ta shërojë atë. OBSH vijon të këshillojë larjen e shpeshtë të duarve, kolliten poshtë bërrylit si dhe ruajtjen e një distance prej së paku 1 metër nga personat e tjerë.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img