KLEVIS PALOKA
“A e dini sa ka qenë numri i vizitorëve në Kalanë e Gjirokastrës në vitin 2013? 6900 vizitorë, e pra nga 96 mijë vizitorë të tillë shënon deri në 30 shtator të këtij viti kjo kala”, shprehej në seancën plenare të 4 tetorit, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.
Duke u nisur nga kjo deklaratë e Kumbaros, “Faktoje” kontaktoi me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare Gjirokastër për ta pyetur në lidhje me numrin e vizitorëve në Kalanë e Gjirokastrës.
Sipas ministres së Kulturës, Kalanë e Gjirokastrës në vitin 2013-të e kishin vizituar vetëm 6.900 vizitorë dhe deri në 30 shtator e kishin vizituar 96 mijë vizitorë. Ndërkaq sipas DRKK-së së Gjirokastrës, numri i vizitorëve në vitin 2013-të ka qënë 9,668 vizitorë dhe deri në 30 shtator 2018-të këtë kala e kanë vizituar 100,823 njerëz.
Duke u nisur nga fakti se shifrat e deklaruara nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro për numrin e vizitorëve në Kalanë e Gjirokastrës, nuk përputhen plotësisht me shifrat e DRKK-së së Gjirokastrës, deklaratën e Kumbaros do ta kategorizojmë si GJYSMË TË VËRTETË.