Esmeralda Topi
Në datën 1 qershor Ministria e financave duhet të kishte nxjerrë në konsultim publik projektligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat. Por ky afat u shkel dhe drafti është ende në tryezat e ekspertëve të ministrisë pasi variantet paraprake të tij ngjallën debat. Sipas autoriteteve projektligji i ri synon të vendosë barazinë tatimore që i mungon ligjit aktual të ‘arnuar’ me dhjetra herë në 34 vite. Ndërkohë grupet e interesit e kundërshtojnë fort draftin oduke e cilësuar si antikushtetues.
—
“Ne kemi gati një draft i cili është punuar në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe shumë shpejt do ta diskutojmë së brendshmi dhe do ta nxjerrim për konsultim publik.”- deklaroi Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj gjatë mbledhjes së parë të Këshillit të Investimeve, në 31 janar të këtij viti teksa lajmëronte ndryshime të rëndësishme në sistemin tatimor.
Mbledhja e këshillit të investimeve, 31 janar 2022
Ndonëse ka muaj që ministrja flet për një draft të finalizuar, grupet e interesit dhe publiku ende nuk janë njohur me variantin e tij përfundimtar. Konsultimi publik i projektligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat duhet të kishte nisur në datën 1 qershor.
“Jemi të bindur të forcojmë ma
Konferenca për ecurinë e punës së Njësisë Speciale Antiinformalitet 16 maj 2022
Por debatet e shumta që ngjallën variantet paraprake të këtij projektligji në media, siç
“Kjo është ajo që po bëjmë edhe me ligjin për tatimin mbi të ardhurat, për të cilin gjatë ditëve të fundit ka pasur shumë diskutime dhe ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe për të cilin do të hapim një proces të konsultimit publik javën e ardhshme, por është në fazat e finalizimit, ku pjesë e procesit të finalizimit janë edhe takimet me ekspertë të ndryshëm të fushës.”- sqaroi Ibrahimaj gjatë mbledhjes së këshillit të investimeve në datën 1 qershor.
Mbledhja e Këshillit të Investimeve 1 qershor 2022
Vonesat e konsultave kanë shqetësuar edhe përfaqësuesit e biznesit. Dhoma Amerikane e Tregtisë, e cila më herët ka ndarë rekomandime
“Ndërkohë që në media qarkullon një draft i cili duket se nuk i ka reflektuar rekomandimet e Dhomës Amerikane, ekspertët e Komitetit të Tatimeve dhe Doganave mbeten në pritje të draftit zyrtar të premtuar që prej 30 Marsit, për të kuptuar reflektimin e rekomandimeve të Dhomës, por dhe për të kryer një analizë të plotë dhe të thellë të draftit në funksion të një procesi serioz konsultimi publik.”- shkruhet në reagimin e Dhomës Amerikanë të Tregtisë.
Ekspertët e Dhomës Amerikanë të Tregtisë, 1 qershor 2022
Zyrtarët e financave thonë se ligji i ri synon të vendosë barazinë tatimore dhe të zgjidhë shmangiet që kishin lindur për shkak të shtigjeve që mundësonte ligji i deritanishëm, duke iu referuar profesionistëve të lirë. Drafti paraprak parashikon që kjo kategori të tatohen njësoj si të punësuarit me pagë pasi shumë profesionistë kanë dalë nga skema e sigurimeve dhe janë regjistruar si të vetëpunësuar që të shmangnin tatimin që shkon deri në 23%.
“Sistemi i ri parashikon që të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime, do të trajtohen njëlloj si të punësuarit me pagë. Pra norma e tatimit për këtë kategori do të jetë 0% për të ardhurat deri në 40,000 lekë, 13% nëse të ardhurat mujore janë deri në 150,000 lekë dhe 23% për shtesën e tyre.” – sqaron për Faktoje Niko Lera, Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave.
Por eksperti kontabël Sotiraq Dhamo thotë se vendosja e tatimit mbi pagat e profesionistëve është e gabuar dhe jo kushtetuese. Ai shton se Tatimet mund t’i zgjidhin rastet e shmangies së TAP me të drejtën që i jep ligji i Procedurave Tatimore dhe ai i Tatimit mbi të Ardhurat.
“Askush nuk mund të trajtojë të ardhurat e biznesit si të ardhura nga paga, sepse kjo do të përbënte shkelje të barazisë kushtetuese.Nëse bëj biznes profesional do të trajtohen si të gjithë bizneset e tjera, edhe në lidhje me tatimin mbi fitimin.”- tha për Faktoje Dhamo.
Ndërsa për ekspertin e ekonomisë
“Konsolidimi i një pavaresie ekonomike tek shtresat e mesme sjell zhvillim! Kjo është vërtetuar tashmë. Nëse qëllimi i politikës fiskale është ai i sipërpërmendur duhet të marr në konsideratë taksimin progresiv tek të ardhurat totale. Shqipëria po pëson rrjedhje te trurit, jo kapitalit financiar, po taksove punën dhe më keq do bëhet. Progresiviteti aktual nuk ka domethënie ideologjike. Ka vetëm një dallim me qeverinë 2005-2013 ishin taksa të ulëta, kaluam në taksa të larta. Progresiviteti ka qënë periferik dhe për më tepër informaliteti nuk është reduktuar.”-
Edhe profesor Selami Xhepa mendon se modeli që po mendohet nuk do të sjellë barazinë tatimore që pretendojnë autoritetet.
“Mënyra se si aplikohet është problematike. Mendoj që nëse do të kalojmë në drejtësi sistemi, atëherë duhet që të kalojmë në raportimin vjetor të të ardhurave, drejt një ndryshimi më sistemik. Si profesionist i lirë ti mund të marrësh pjesë në një projekt dhe e merr të ardhurën për tre muaj, në fakt ai është kontribut që vjen për tre muaj jo vetëm në një muaj. Po të bëhet me shtrirje vjetore unë mendoj që kjo e kapërcen këtë problemin e diferencave që krijohen midis kohës kur është kryer puna dhe momentin që bëhet arkëtimi i të ardhurës dhe që paguhet tatimi pastaj. Kjo do të ishte më e ndershme.”- thotë Xhepa për Faktoje.
Ndërsa Elton Haxhi e sheh projektligjin e ri si një përqasje moderne ndaj të ardhurave personale, por thekson se drafti bën diferencime të mëdha.
“Bën diferencime të mëdha duke dhënë shumë lehtësira ndaj biznesit të vogël. Gjithsesi duhet thënë që ky pr/ligji do zhbëjë premtimin e madh të biznesit të vogël pa taksa, deri në vitin 2029. Sepse nuk do paguajnë si NIPT por do paguajnë si individ. Disa pak, disa të tjerë si profesionet e lira shumë.” – tha Haxhi për Faktoje.
Deri më tani, i vetmi zë pro varianteve aktuale të draftit të ri të tatimit mbi të ardhurat është ai i FMN-së.
“Ne përgëzojmë nismën e ndërmarrë nga qeveria me mbështetjen e FMN-së, për forcimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat, që synon thjeshtimin, rritjen e efikasitetit dhe barazi më të madhe mes tatimpaguesve të cilët fitojnë lloje të ndryshme të ardhurash. Përpjekjet e qeverisë për forcimin e administrimit të të ardhurave duhet të vijojnë pa asnjë vonesë.”- shkruhet në deklaratën e FMN-së të publikuar në 19 maj 2022.
Ndryshimet që pritet të marrin formën përfundimtare javët e ardhshme hyjnë në fuqi nga 1 janari i vitit 2023.