.

.

BallinaFaktometerPa kategoriKryemadhi: 128 oficerë policie janë në kërkim

Kryemadhi: 128 oficerë policie janë në kërkim

MERXHAN DACI

Kemi një Ministri të Brendshme sot që ka 128 oficerë policie që janë në kërkim, ka drejtorë policie që kërkohen për trafikim droge”.

Kështu tha kryetarja e LSI Kryemadhi në Opinion në 22 mars.

“Faktoje” kontaktoi me Ministrinë e Brendshme e cila u shpreh se janë vetëm katër oficer policie në kërkim.

Po, është e vërtetë se ka oficerë policie në kërkim. Janë 4 ish-oficerë policie, të cilët janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për ndalimin e tyre”, tha Ardian Bita, Koordinator për të drejtën e informimit në Ministrinë  e Brendshme.

Për këtë çështje “Faktoje” pyeti edhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda e cila konfirmoi se ka disa oficerë të policisë nën hetim por nuk dha më shumë detaje.

“Sipas informacionit të dhënë nga Prokurori që mbikqyr marrëdhëniet me publikun në Prokurorinë Për Krime të Rënda ka disa oficerë të policisë nën hetim, por nuk mund t’ju japim detaje të tjera mbi cilësinë e procedimeve apo gjendjen aktuale të procedimeve në ngarkim të tyre, kjo për shkak të respektimit të sekretit hetimor si detyrim ligjor Referuar Ligjit 119/2014 “për të drejtën e informimit”, kreu IV, “kufizimi i së drejtës së informimit”, neni 17, Pika 2, Gërma b”, u shpreh Prokuroria.

Meqënëse informacioni nga të gjitha anët nuk është i plotë, “Faktoje” e konsideron këtë deklaratë të Kryemadhit si PA KATEGORI.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img