.

.

BallinaPertejKryebashkiaku i ri i Beratit me karrierë në administratë dhe dy shtëpi dhuratë nga prindërit

Kryebashkiaku i ri i Beratit me karrierë në administratë dhe dy shtëpi dhuratë nga prindërit

MERXHAN DACI & ALESJA MANSAKU

Kryetar bashkie i Beratit me një histori mbi 2000 vjeçare është një 37-vjeçar me formim jashtë vendit dhe karrierë në administratën shtetërore. Përveç rritjes profesionale, Ervin Demo ka njohur edhe shtim të pasurisë me dy shtëpi dhe garazhe.

————————————————————————————————————————————

Ervin Demo u zgjodh kryebashkiak i Beratit në 30 qershor nën siglën e Partisë Socialiste. Me një formim universitar në Britaninë e Madhe dhe studime post doktorale në Universitetin e Bolonjës në Itali, Demo sot 37 vjeç, ka punuar si pedagog me kohë të plotë në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës prej vitit 2004.

Gjatë viteve 2012-2016 Demo ka qenë Zv. Dekan i Universitetit të Tiranës dhe në periudhën 2017-2018 ka mbajtur detyrën e Zëvendësministrit të Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.

“Faktoje” ka skanuar pasurinë e deklaruar të Ervin Demos gjatë kohës që ka mbajtur funksione publike, bazuar në raportet e dorëzuara pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit.

Të ardhurat nga angazhimet publike dhe private

Ervin Demo ka deklaruar si të ardhura mujore gjatë viteve 2017 dhe 2018 si zv/ministër i MASR shumën prej 120 mijë lekësh. Të ardhura të tjera ai raporton nga angazhimet në Fakultetin e Ekonomisë si udhëheqës doktorature dhe pjesëmarrje në komisionet e fakultetit.

 

Llogaritë bankare

Kryetari i ri i bashkisë së Beratit ka në zotërim disa llogari bankare në lekë dhe euro. Për periudhën janar- tetor 2017, Demo ka deklaruar në bankë rreth 687,000 lekë, ndërsa në periudhën tetor-dhjetor 2017 përgjysmimin e kësaj shumë në rreth 391,929.

Në 2018-n shuma e parave në të njëjtat llogari pothuajse trefishohet, duke arritur një total rreth 1,206,117 lekë, gjë që Demo e argumenton me të ardhurat nga puna.

Për llogarinë në euro, Demo deklaroi në 2017-n një shumë prej 7513 eurosh, e cila një vit më vonë është shtuar me thuajse 300 euro.

Pasuri të tjera

Pasuria më e madhe e Ervin Demos është ajo e paluajtshme në sajë të bujarisë së prindërve.

Për apartamentin me sipërfaqe 96.4 metra katrorë që ka në pronësi dhe që e ka blerë në 2012-n, Demo deklaron se kap vlerën e 96,400 eurove, nga të cilat 80,000 euro janë mbuluar nga prindërit dhe 16,400 euro janë nga kursime të vetat.

Banesa tjetër bashkë me dy garazhe, në pronësi të Demos dhe me sipërfaqe totale 148,62 metra katrorë kap vlerën e 186,620 eurove. 30 mijë euro janë paguar, ndërkohë që pjesa tjetër siç deklaron Demo do paguhet me të ardhurat e prindërve.

Si dhuratë nga prindërit kryebashkiaku i Beratit deklaron edhe makinën tip Benz, me vlerë 15 mijë euro.

Ish zv/ministri deklaron se zotëron në formën e aksioneve 32,84 % (ose  919,520 lekë) të një kompanie në Tiranë.

11-mijë euro është shuma që Demo zotëron në gjendje “cash” ndërsa një detyrim prej afro 400,000 lekësh, raporton se e ka shlyer brenda vitit 2017.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img