Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara, KRIIK prezantoi gjetjet nga vëzhgimi i procesit të numërimit, në komunikimin e radhës për mediat.
Vëzhguesit e KRIIK kanë raportuar dyndje të personave të paautorizuar, rreth qendrave të numërimit të votave dhe brenda tyre. Një rast I tillë është konstatuar në ZAZ 32 në Tiranë, ku sipas KRIIK një numër personash ishin të papajisur me bexhin e akreditimit, raste të provuara me foto.
Në ZAZ 51, ZAZ 83 në Vlorë, 31 në Tiranë, në ZAZ 69 gjithashtu, u konstatua mungesë kontrolli mbi hyrjet dhe daljet e vezhguesve.
Në ZAZ 47, policia ka nxjerrë jashtë, një vezhgues partiak me arsye se, shqetësonte me ankesat e tyre komisionin. Partite politike duhet që të shmangin kontestimet e paqena, të cilat rrisin tensionin, e numërimit të votave, apo vonimin e procesit.
Numri i madh I fletëve të pavlefshme të votimit u raportua gjithashtu gjatë konferencës së KRIIK, që deri mbrëmjen e së hënës i kishte kaluar 60 mijët. Shhpërndarja gjeografike e fletëve të pavlefshme është e njëjtë për të gjitha qarqet.
KRIIK vlersoi regimin e Komisionerit të KQZ mbi mundësinë e vendosjes së sanksioneve administrative ndaj komisionerëve për moszbatim të Kodit Zgjedhor për zvarritjet gjatë procesit të numërimit.
KRIIK raportoi edhe mbi disa incidente gjatë procesit të numërimit në Delvinë, Elbasa, Durrës, Fier, Rrogozhinë etj.