BallinaPertejZgjedhjetPjesëmarrja në vitin 2021 më e lartë se 2017-a, por ende larg 2013-ës

Pjesëmarrja në vitin 2021 më e lartë se 2017-a, por ende larg 2013-ës

Pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 prillit u konsiderua e kënaqshme, madje e lartë nga aktorë të ndryshëm, përfshirë edhe ata ndërkombëtare. Por nga një analizë krahasuese e Faktoje me zgjedhjet e vitit 2017 dhe 2013, ky i fundit mbetet me pjesëmarrjen më të lartë krahasuar me dy të parat. Në zgjedhjet 2021, një vit pandemik që penalizoi të prekurit me Covid nga ushtrimi i të drejtes së votës, dallimin e bëri Tirana që shënoi rritje në pjesëmarrje, krahasuar me vitin 2017.

Në zgjedhjet e së dielës së 25 prillit, pjesëmarrja e raportuar në votime, sipas te dhënave të KQZ bë mbyllje të orarit zyrtar të votimit, ishte rreth 48.2%.

Në nivel të përgjithshëm, bazuar në të dhënat paraprake të pjesëmarrjes, zgjedhjet e këtij viti kanë shënuar një rritje të lehtë në raport me zgjedhjet e vitit 2017, por mbeten sërish pas, në krahasim me zgjedhjet e vitit 2013.

Nëse në 25 prill 2021 pjesëmarrja e raportuar ishte 48.2%, ajo e 2017-s ishte lehtesisht më e ulët, 46.77, ndërsa në vitin 2013 pjesëmarrja ka qenë 53.47%.

Pavarësisht se pjesëmarrja e përgjithshme në vitin 2021 është më e lartë se në vitin 2017, diçka e tillë vjen thuajse ekskluzivisht prej qarkut të Tiranës. Ky qark është një ndër dy të vetmit, bashkë me Lezhën, që ka njohur rritje në raport me vitin 2017, por rritja e numrit të popullsisë në Tiranë, përkthyer dhe me rritjen e numrit të mandateve (nga 34 në vitin 2017 në 36 në vitin 2021), ka mjaftuar që ta përmbysë edhe numrin e pjesëmarrjes totale.

Nga ana tjetër, me përjashtim të Elbasanit që është në ekuilibër, të gjithë qarqet e tjera shënojnë pjesëmarrje më tëulët në vitin 2021 në raport me vitin 2017-n.

Për sa i përket krahasimit me vitin 2013, në këtë pikë nuk ka shumë histori. Në të gjitha qarqet viti 2013 ka pasur pjesëmarrje më të madhe, si në raport me vitin 2017, ashtu edhe me vitin 2021. Rrjedhimisht edhe pjesëmarrja totale e vitit 2013 është deri në këto momente e vetmja mbi 50%, duke llogaritur që pjesëmarrja e vitit 2021 ende nuk është përfundimtare, sepse sipas komisionerit të KQZ, Celibashi, shifra e saktë do të jepet pas përfundimit te numërikit të plotë te votave.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img